Gazetari arrestohet pranë redaksisë, reagon ashpër Meta: Prokuroria të hetojë ngjarjen, nuk do të lejoj kurrë instalimin e modelit Lukashenko!

0
187
Presidenti Ilir Meta ka dënuar edhe njëherë dhunën e ushtruar nga policia ndaj gazetarëve.
Rasti më I fundit është ai I kryeredaktorit të ‘Koha Jonë’ Qamil Xhani që është shoqëruar për disa orë në komisariat, pasi u ndalua pranë ambienteve të redaksisë.
Postimi i plote:
Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit.
Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.
Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.
I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri.
I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI. ??
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here