Vrasja e Klodian Rashës, familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes: Gjaku shkon me gjak

0
88

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.

Gazetarja Anila Hoxha ka intervistuar ekskluzivisht për Open në Top Channel, xhaxhain  e viktimës Hasan Rasha. Familjarët kanë hedhur poshtë versionin e policisë. Në rast se nuk zbardhet ngjarja nuk e di si do shkojë kjo punë.

“Kërkoj që të zbardhet kjo ngjarje se nuk e di si do shkojë puna. Ne nuk jemi një familje që kërkojmë sherr. Ne i shuajmë sherret”- tha xhaxhai i viktmës.

A do të thotë kjo se mund të shkoni në vetëgjyqësi?- e pyeti Anila Hoxha.

A ishte problematic Klodiani?

“Jo, nuk ishte aspak problematik. Kishte dy vëllezër 2 Angli dhe donte të ikte atje. Këtu rrinte m shokë, pinte duhan por nuk ka qenë problematik.

Bëhej me nerva se nuk mund të punonte me 200 mij lek. Ishte djali i fundit dhe familja e ka mbajt mirë. Nuk ka pas kurrë armë. Në rast se ai ka përdorur armë ndonjëherë unë pranoj me u pushkatu e të varrosem me te’- tha Hasan Rasha.

‘Nuk e di si do shkojë kjo punë. Unë kam 5 djem vetë dhe jam i 5-ti vëlla. Gjaku shkon me gjak. Prandaj në kërkojmë nga shteti, prokuroria, policia dhe nga ju gazetarët të zbardhet kjo ngjarje’- tha Hasan Rasha.

“Djali ka ken tu punu të shptëpia sepse ka pas ndërtime. Klodiani pinte shumë kafe. Gjatë ditës nuk ka pirë kafe dhe ka dalë në darkë, pas orës 11. Policia e ka qëllu 30 metra nga shtëpia. Mkan ardh disa shokë të tij sot.

Shokët e tij që pinte kafe gjithmonë me ta. Ata më kan than se ky nuk ja ndalu policisë sepse ska pas maskë, e ka ik për mas me marr atë gjobën 30 mij lek. Du që kjo punë të zbardhet. Ai nuk çohet ma, por të zbardhet e të pakten ikën gjysa e së keqes”- tha Hasan Rasha, xhaxhai i 25 vjeçarit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here