Vrasja e 25 vjeçarit/ Berisha thirrje qytetarëve: Nesër në ora 22:00 nis protesta e fuqishme kombëtare para zyrave të Edvin Kristaq Xhelatit

0
200
Vrasja nga policia e të riu Klodian Rashës, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile te cilet kane paralajmeruar diten e neserme nje proteste para kryeministrise ne ora 22:00.
Kete njoftim e ka ndare ne Facebook edhe kryeministri Sali Berisha i cili ben thirrje te forte per proteste kombetare kunder vrasesve para zyrave te Edvin Kristaq Xhelatit!
Postimi i plote:
Neser ne ora 22:00 proteste kombetare kunder vrasesve para zyrave te Edvin Kristaq Xhelatit!
Te gjithe ne proteste!
Miq, neser ne ora 22:00 nis protesta e fuqishme qytetare kombetare para zyrave te Edvin Kristaq Xhelatit per ekzekutimin shteteror te 25 vjeçarit, Klodian Rashka!
Vrasja nga policia e të riut Klodian Rashës ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë civile. Ditën e nesërme qytetarë ngambare vendi do të mbajnë një protestë homazh përballë kryeministrisë në orën 10.00.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim, duke e krahasuar me vrasjen e George Floyd në SHBA. Ata kanë bërë thirrje për protesta.Mijra qytetar nga mbare vendi pregatiten te vershojne drejte Tiranes.
Per te protestuar me moton:
‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij
Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.
M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.
Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodian Rashës.
Nesër tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë.
P.S. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete,’ ka bërë thirrje aktivisti Genc Sejko.
Mesazhi i tij është shpërndarë qindra herë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here