‘Rama kërkon të vjedhë zgjedhjet’/ Meta ngre alarmin: Pjesëmarrja më 25 prill, detyrë patriotike. Jemi në momentet e fundit ku ….

0
108

Presidenti Ilir Meta thotë se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, është një detyrë patriotike.

Sipas tij, situata është e rëndë dhe se duhet të nisë një epokë e re për vendin për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë. Ai tha se në 30 janë bërë eksperimente.

“Kemi bërë eksperimente. Jemi në momentet e fundit kur fillon ristarti i një rizgjimi të demokracisë për të ndaluar shpopullimin dhe të ardhmen e kombit. Jemi një vend i vogël dhe në një rajon kur fryjnë shumë erëra. Jemi të kërcënuar në shumë aspekte.

Mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë dhe është diçka që duhet të ndryshojë.

Unë do të bëj çdo gjë që populli shqiptar të kuptojë se është gjest patriotik marrja pjesë në zgjedhje. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ekziston sistemi llogaridhënës në këtë shtet. Është një sistem tiranik, sistem frikësues që bazohet mbi frikën e njerëzve ndaj pushtetit”- tha në emisionin “Përballë” në Rtsh.

Ilir Meta: Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet dhe po bllokon integrimin e Shqipërisë. Kjo ka pasoja fatale për të shtyrë jo vetëm në prill 25, por edhe më tej sepse nuk është prioriteti i tij integrimi. Në të kaluarën e tij ka pasur kontributet e tij, por tani jemi këtu.

Kemi dhe një problem në 30 vjet dhe do na duhet një restart. Për mua dy janë elementet themelorë në 30 vjet që nxjerr unë si konkluzion:

1-Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shenjtëri e votës. Kjo është vendimtare.

2-Kushtetuta. Ne jemi këtu ku jemi sepse nuk treguam respekt për Kushtetutën. Ne Kushtetutën që u bë në ’98, e goditëm herë pas here, natën, ditën, me çfarë patëm mundësi për interesa të momentit. Goditëm shtetin.

Këto janë dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here