Covid-19, ironizon gazetari: Mos e dhëntë Zoti që Rama të përdorë edhe vaksinimin për fushatë

0
90

Kryeministri Edi Rama njoftoi të shtunën se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të takohet, sipas tij, me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në Rtv Ora, shpreson shumë që qeveria të mos përdorë edhe vaksinën për çështje elektorale, duke hedhur dyshime se ajo nuk do të mundësohet para pranverës.

Koka: Ajo vaksina për të cilën ka shkuar deri në SHBA për ta marrë nuk ka për të ardhur dhe nuk ka për tu aplikuar deri nga shkurti apo marsi. Nuk e kuptoj se çfarë kjo qeveri që na shet si sukses se është pjesë e grupit anti-COVAX, mirë që nuk japin një datë por kanë edhe intepretime që duke e njohur Rilindjen, vështirë që ashtu siç do përdoren banesat e tërmetit si kartë elektorale, mos e dhëntë Zoti që edhe çështjen e vaksinimit të popullsisë që duhet të nisë një orë e më parë që të shpëtohen jetë, mos ta bëjnë për çështje elektorale. Mos e dhëntë Zoti se nuk do të kishte gjë më të rëndë se kjo.

Në SHBA, janë dy kompani që kanë deklaruar deri tani rezultate shpresëdhënëse për vaksinën e tyre anti-Covid, Pfizer dhe Moderna.

Të dyja kanë kërkuar miratim të shpejtë për shpërndarjen e vaksinave të tyre. Por Kryeministri nuk bëri të ditur se me kë do të takohet specifikisht.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria ka bërë tashmë një parapagim prej 3,9 milionë dollarësh, në kuadër të Covax për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit sapo ajo të jetë e gatshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here