Rrjeti në revoltë, të ndihmojmë doktor Drinin

0
133

Gjatë gjithë ditës sot ka pasur një revoltë në rrjetin social, lidhur me faktin se bashkëshortja e mjekut të njohur, Drini Dobi, ka kërkuar ndihmë për të mbuluar shpenzimet e trajtimit të tij në Itali, për shkak të gjendjes së rënduar nga prekja prej koronavirusit.

Aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe kolegë të Drinit, janë të indinjuar pse qeveria nuk ka dhënë një suport në këtë rast dhe e ka braktisur mjekun në këtë ditë të vështirë.

Bashkëshortja e Drinit i është drejtuar miqve dhe të njohurve për ndihmë dhe ka publikuar një numër llogarie ku mund të jepen kontribute.

Trajtimi në Itali është me kosto.

Drini Dobi ka qënë prej ditësh i shtruar në Spitalin Amerikan, por tani ka lindur nevoja për trajtim më të specializuar.

Çfarë bën përshtypje është solidariteti i madh me këtë mjek, doktor shkencash, pedagog dhe një prej neurologëve më të mirë në vend.

Shpjegimi është se doktor Drini u është gjendur gjithnjë njerëzve sa herë kanë pasur nevojë për të.

***

Dr. Drini është neurolog me një eksperiencë pune klinike 25-vjeçare. Ai beson se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes. Eksperienca e gjatë klinike e bën atë konfident në identifikimin e simptomave neurologjike, në vendosjen e saktë të diagnozave dhe trajtimin me efektshmeri të lartë të sëmundjeve neurologjike.

Lexo edhe :  Neurologu i njohur në betejë për jetën, revolta e gazetares: Ky shtet s’i duhet as dreqit!

Për të, komunikimi me pacientin dhe familjarët, qartësimi i çdo etape gjatë menaxhimit të sëmundjes dhe edukimi i tyre (si të ndihmojnë veten apo familjarin) në lidhje me sëmundjen dhe rehabilitimin janë themelet mbi te cilat ai ndërton punën e tij të përditshme me pacientët. Dr. Drini falë aftësive te tij njerëzore bëhet bashkudhëtar me pacientin në rrugën shpesh herë të gjatë të sëmundjes.

Edukimi dhe eksperiencat

Pedagog i brendshëm pranë Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Shef i Shërbimit Neurovaskular pranë Polit Administraitv të Integruar të Neuroshkencave.

Anëtar i Bordit Editorial i revistës shkencore “Clinical Trials in Degenerative Diseases (CTDD)”.

Anëtar i Bordit të Shoqatës “Medical Institute of Albania”.

Bashkautor i librit: “Alkoolizmi kronik dhe pasojat mbi sistemin nervor”.

Ka drejtuar disa projekte dhe botuar një sërë artikujsh mbi problematika të ndryshme neurologjike.

Anetar i shoqatave dhe organizata me te rëndësishme nderkombetare te Neurologjise dhe pjesëmarrës aktiv në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me prezantime orale dhe në formë posteri.

Ka kryer Masterin në “Rehabilitimi fizik në Sëmundjen e Parkinsonit”

Specializuar për Neurorehabilitm në Institutin Nacional Neurologjik “Carlo Besta”, Milano, Itali

Ka kryer specializimin pasuniversitar për Neurologji në Shërbimin e Neurologjisë, Qëndra Spitalore “Nëne Tereza” . Gjithashtu ka kryer doktoraturën pranë Departamentit të Neuroshkencave mbi Rehabilitimin post Stroke.

Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjek i Përgjithshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here