Xhaxhiu mesazh prekës për vdekjen e Kasem Hysenbelliut: Po jetojmë një kohë idiote! M’u këputën këmbët….

0
109

Gazetari Rezear Xhaxhiu u shpreh i tronditur për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

Në një lidhje me “Skype” për News24, Xhaxhiu tha se i janë këputur këmbët kur ka mësuar lajmin e hidhur, ndërsa u shpreh se po jetojmë në një kohë idiote, pasi çdo mëngjes po marrim lajme të trishta.

“Po jetojmë në një kohë idiote, se pse pret çdo mëngjes të hapësh “Facebook” dhe të shohësh se ke humbur një mik. Më ndodhi dje kjo gjë me Marko Bellon, më ndodhi edhe sot. M’u këputën këmbët. Unë kam punuar që në 2012 me Kasemin dhe kam pasur lidhje direkte me të. Çfarë magjie është të punosh me njerëz të tillë, me njerëz që të thonë ky emision është i joti dhe bëje si do ti. Ishte njeri që e njihte median. Tri vite më parë, mora ftesën e dytë nga Kasemi, kur ai startoi me “Fax News”, dhe e pranova. E di çfarë më tha njëherë? ‘A ka mundësi t’iu hapësh dyer e dritare emisionit tënd njerëzve të panjohur’”, tha Xhaxhiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here