Standard.al

VIDEO/ “Shefqet Ndroqi” rrezik infektimi, në portën e spitalit prej ditësh qëndrojnë rrobat e pacientëve

0

Grumbullimet përpara spitaleve Covid janë një rrezik i përhapjes së koronavirusit, por duket se këto fatkeqësisht po kthehen në një situatë normale për strukturat shëndetësore që kontrollojnë situatën.

Përveç grumbullimeve, në portën kryesore të spitalit “Shefqet Ndroqi” qëndrojnë disa sende personale të përdorura nga pacientët me Covid duke u kthyer në rrezik infektimi.

Zonja tregon që këto veshje qëndrojnë par portës kryesore prej tre ditësh dhe askush nuk kujdeset për t’i larguar që aty.

“Ja ku janë rrobat. Dikush duhet të kujdeset që t’i hedhi se kanë tre ditë që rrijnë aty. A është i infektuar, ne rrijmë këtu për të çuar ushqime e porosi.”

Por me gjithë këtë shqetësim, zonja tregon se të afërmit të saj nuk i ka munguar në asnjë moment shërbimi.

“Flasim në telefon, është më mirë. Nuk e kemi sjellë në gjendje të mirë, tani është më mirë. Shërbimi është perfekt.”

Familjarët që vijnë nga rrethet ngrejnë shqetësimin e shpenzimeve të shtuara ditore, pasi duhet të qëndrojnë në hotele. Zonja thotë se gjatë kësaj periudhe ka kursyer për vete në mënyrë që të afërmit të saj në spital të mos i mungojë asgjë.

“Unë rri në Durrës, por nga Durrësi këtu nuk vij dot. Nuk e përballoj dot. 10 mijë lekë është mirë. I kursejmë vetes që të përballojmë të sëmurin.”

Në spitalet Covid deri në mesditën e së shtunës po marrin shërbim 483 pacientë, të cilët veç stresit të sëmundjes, në disa raste duhet të durojnë edhe zhurmën e punimeve të vonuara në ambientet e jashtme të këtyre strukturave. /Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.