Shqipëria ngec te negociatat/ Kim: Nuk i kemi mbyllur sytë te mangësitë…

0
115

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin te Reforma në Drejtësi.

Reagimi i saj erdhi pasi portali Lapsi shkruante se SHBA dhe BE janë të ndara kur bie fjala te nisja e negociatave. Sikundër dihet, BE ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë, pasi vendet anëtare mendojnë se nuk janë plotësuar kushtet.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.

“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here