Standard.al

Raporti i MOODY’S për Shqipërinë: PPP-të po rriten jashtë bilancit, borxhi publik i lartë…

0

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku ruhet pozicionimi i qëndrueshëm i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Vendi ynë renditet sërish me vlerësimin “B1”, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Moody’s thotë se Shqipëria është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilancit, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Sipas raportit, fuqia ekonomike vlerësohet me elemente spekulativë dhe një rrezik domethënës të kredisë, ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve te brendshme, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.

Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rregullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.

Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët, duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. 

Në vlerësimin e saj të fundit, agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. 

/EuroNews Albania/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.