Përse Rama kompleksohet nga socialistë si Marko Bello, edhe kur ata ikin nga jeta?!

0
123

Përpara pak ditësh u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19, Bashkim Kopliku, ish-eksponent i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-Zëvendëskryeministër në qeverinë Meksi.

Edi Rama nxitoi që t’i bënte një homazh plot superlativa në faqen e tij në FB duke theksuar se ai ishte, “një liberal i djathtë, antikomunist i paepur por po aq antifashist…”.

Dy ditë më parë koronavirusi mori në një moshë të parakohshme, edhe një personalitet tjetër të arenës politike shqiptare, por këtë herë protagonist nga e majta, Marko Bellon.

Bello njihet si një politikan dhe diplomat “i orëve të para” të Partisë Socialiste, që drejton aktualisht Edi Rama.

Ka qenë ambasador, deputet dhe ministër i Integrimit, gjithmonë i vlerësuar nga PS, përpara se atë ta merrte në mënyrë të dyshimtë Edi Rama.

Pas ndarjes nga jeta pati një vërshim ngushëllimesh nga personalitete të PS, por mungoi vetëm një: ai i Edi Ramës.

Ky i fundit nuk morri dot guximin që të ulej e të shkruante dy fjalë për Marko Bellon, siç bën rëndom edhe për ata që i quan “kundërshtar” politik por që sipas tij kanë vlera.

Duket se ky kompleksim i liderit të një partie që është shndërruar nga PS në “Rilindje”, vjen nga ajo çfarë përfaqësonte në fakt Bello.

Një intelektual e politikan i majtë me integritet, i ndershëm dhe mbi të gjitha një zë i besueshëm edhe për masën e madhe të socialistëve, për sa i përket tjetërsimit dhe uzurpimit të partisë.

Këtë lloj profili politikani dhe intelektuali, Edi Rama, nuk e donte as brenda partisë (ndaj e përzuri së bashku me shumë figura të tjera) dhe nuk e do as pas vdekjes.

Kjo është arsyeja që ikja e parakohshme e Marko Bellos u vajtua nga mijëra socialist të vërtetë, por nuk u zu fare në gojë nga kryerilindasi që ka uzurpuar partinë, ku i ndjeri ka qenë protagonist shumë kohë përpara se të shfaqej Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here