Një ilaç tjetër eksperimental kundër Covid zbulohet nga amerikanët…

0
121

Një ilaç eksperimental antiviral i prodhuar fillimisht për të trajtuar gripin po ndryshohet në përpjekje për të luftuar covid-19. Profesor Richard Plemper udhëhoqi një ekip në Universitetin Shtetëror të Xhorxhia në SHBA që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes së të cilave, ai thotë se përputhen me ato të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselalë e infektuar me COVID-19 e trajtuar me ilaçet antivirale u vendos në një grup nuselalash të painfektuara, u duk se transmetimi i shpejtë i virusit u parandalua.

“Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkë-strehuara nuk u infektua nga virusi. Ndërsa, një grup kafshësh që nuk u trajtua nga ilaçi u infektuan brenda 24 orësh” – tha ai.

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime COVID-19. Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, mund të ofrojë një mundësi tjetër për të frenuar pandeminë pasi kjo pilulë është më e lehtë për t’u administruar.

“Ky ilaç mund të merret menjëherë. Nuk kërkon shtrim në spital ose ndonjë lloj ndihme mjekësore për administrim, dhe unë mendoj se ne me të vërtetë mund të parandalojmë ose zvogëlojmë gjasat që një pacient të sëmuret rëndë” – tha ai.

Është ende herët, – nënvizon Plemper, por ai shpreson që ilaçi të ofrojë një mjet tjetër për të mbyllur transmetimin e këtij virusi.

“Unë besoj se potenciali i këtij ilaçi për të dhënë një kontribut domethënës është i lartë,” thotë ai. “Sigurisht, ne duhet të paralajmërojmë se këto janë eksperimente mbi kafshë. Ne mendojmë se modeli i është i rëndësishëm, por në fund të fundit do të duhet të presim për të dhënat njerëzore.”

Tani për tani, Remdesivir është i vetmi antiviral i aprovuar nga FDA për trajtimin e COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here