Standard.al

Kur miqtë të ikin për mos t’u kthyer më!

0

Nga Nora Malaj
Kisha vendosur të mos shkruaja më për lajme të dhimbshme, pasi çdo ditë- natë po flemë me lajmet e kobshme të njerëzve që Corona po na i rrëmben dhunshëm duke na lënë dhimbjen pas . Po nuk qenka e thênë!
Dje dhe sot nga Turqia vijnë dy lajme të trishta , humbjen e dy miqve shume të mirë e të shtrenjtë!
Me Markon jam njohur që në Fakultet . Përherë miqësor dhe njeri plotë vlera ! Asnjëherë , nē asnjë cast nuk humbi ekuilibrat dhe pērherë tregoi qyetari dhe intelektualizëm. Njohës mjafte i mirë i politikës ndërkombëtare dhe nje pedagogë sharmant dhe elokuent që studentët e deshën dhe e vlerësuan pafund! Sa herë që na jepej mundësia tē diskutonim për politikën ishte politikani më i ekulibruar dhe një aset i partisë socialiste . Po ja që sot na duhet me dhimbje të shkruajmë fjalë lamtumire , për nje njeri si Marko që do t’i mungojë shumë botës akademike dhe asaj politike me vlerat dhe fjalën e tij plot mirësi , pjekuri e mencuri ! 😪🙏🙏
Nuk kam fjalë të them për lajmin shokues që më tronditi mëngjesi i sotëm teksa mora vesh që Covidi nuk kurseu as Kasemin !! 😪😪😪
Nuk mund ta besoj ende që Kasemi , miku i të gjithëve , ndërroj jetë! Me duket sikur nuk është e vertetë! Kam nje jetë që e njoh Kasemin presidentin e Fax News!
Është e pabesueshme dhe jo e drejtë që Kasemi , në kulmin e prodhimtarisë së tij , sot nuk është mes nesh ! Sot e gjithë media është në Zi!
Njeriu më punëtor që kam njohur në fushën e medias ! Vizionar , fisnikë, artikules dhe mbrojtës i fjalës së lirë, model
i bashkëshortit dhe babait shembullor , nje mik i mirë me vlera që asnjehere nuk lodhej së dashuri e së ndihmuar kedo , njeriu që do t’ju mungoj gazetarëve të Fax News dhe miqve të tij, njeriu vizionar , mbrojtësi i fjalës së lirë, që do na mungojë të gjithëve .. U prehsh në paqe miku yne i mirë! Ikja jote ishte e shpejtë dhe e parakohëshme ! Mirënjohje për gjithcka ke bërë për fjalën e lirë! Zoti të Pranoftë në Parajsë!Familjes tende , familjes mediatike dhe ne miqve të tu do na mungosh shumë ,, por perherë do mbetesh në kujtime tona !
Të qoftë dheu i lehtë!
Sot shoqëria humbi dy qytetarë luftëtarë , që kanë dhenë kontribute për ketë shoqëri!
🙏🙏🙏🙏😪😪😪😪🙏🙏🙏🙏

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.