Standard.al

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset 27-vjeçari…

0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, me pasojë plagosjen e një 27-vjeçari.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga, te “Rrethrrotullimi i Patosit”.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.