Del testamenti i Maradonës, ish gruaja dhe dy vajzat mbesin ‘thatë’

0
143

Sipas lajmeve të bujshme që vijnë nga mediat argjentinase, duket se Diego Armando Maradona ka përjashtuar tre familjarë nga testamenti i tij.

Bëhet fjalë për ish-gruan Claudia Villafane dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina. Është me të vërtetë tronditës lajmi i publikuar nga mediat e huaja.

Gazetarët kanë treguar edhe përmbajtjen e dokumentit të redaktuar nga ish-Pibe de Oro në 2016-ën në Dubai. Marrëdhëniet mes Maradona-s dhe vajzave të tij të para nuk ishin aspak të mira.

Maradona është konsideruar gjithmonë si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke rivalizuar edhe me legjendën e Brazilit, Pele.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here