Basha nxjerr live dokumentin për vdekjet nga Covid-19: Këto janë të dhënat reale, PD s’ka akuzuar kurrë mjekët!

0
106

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për akuzat për numrin e vdekjeve nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Basha është shprehur se Partia Demokratike nuk ka akuzuar kurrë mjekët, por sipas tij “Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fshehë këtë të vërtetët të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike”.

Mes të tjerash, ai tregoi live dhe një dokument, që sipas tij, tregon numrin e vërtetë të viktimave në Shkodër deri në fund të nëntorit, ku vetëm në Bashkinë Shkodër është 80, nga 62 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në gjithë Qarkun e Shkodrës.

Pjesë nga intervista:
Nisida Tufa: Dua të ju drejtoj disa pyetje në fakt për të qenë dhe më konciz për të kursyer dhe më shumë kohë me përgjigjet për sa i takon pandemisë, më pas do kalojmë dhe në çështje të tjera. Zoti Basha në lidhje me akuzat që ju keni shtruar, për fatalitete për personat që ndërrojnë jetë nga COVID-i që fshihet numri i viktimave. Dy javë më para pata në studio dhe zotin Paloka, kishte një rast familjar të tijin. PD merr denoncime të tilla..
Lulzim Basha: Patjetër denoncimet kanë ardhur nga mjekët

Nisida Tufa: Për të qenë më konciz dhe konkret kur bëhet të tilla akuza zoti Basha, pati dhe zoti Rama kryeministri mesazhin për ju, reagimin për ju në lidhje me këtë.
Lulzim Basha: Nuk luftohet kjo duke… Shiko.. gishti tregon të keqen, kryeministri tregon gishtin.

Nisida Tufa: Sa ju bindi kryeministri me atë mesazh?
Lulzim Basha: Fare. Nuk është puna të më bindë mua, puna është të bindë ata që kanë humbur familjarët e tyre. Dhe nuk arrin ti bind sepse e dinë të gjithë, e kanë pranuar mjekët, të cilët thonë se ne i kemi mbushur formularët me shkak fillestar Covidin dhe procesi i shndërrimit te statistikave është një proces politiko administrativ. Nuk është përgjegjësi e mjekëve.

Nisida Tufa: Po në lidhje me denoncimin
Lulzim Basha: Po të shikoni përgjigjja e parë ka qenë një përpjekje për të thënë po akuzon mjekët, kurrë partia demokratike s’ka akuzuar mjekët dhe s’mund të akuzojë mjekët edhe për arsyen e thjeshte se denoncimet kanë ardhur nga mjekët. Është qeveria, është kryeministri ai që është përpjekur të fshehë këtë të vërtetë të dhimbshme duke keqpërdorur mjekët, njerëzit që kanë nevojë sot për mbështetjen tonë pavarësisht prej dallimeve politike, i ka keqpërdorur në këtë debat.

Nisida Tufa: Zoti Basha, sa denoncime të tilla ka Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës. Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë shiko çfarë ndodh, një tjetër e dhënë që tregon se çfarë bëhet. Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje nga Covid. Qarku i Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë, vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si Covid. Ja ku i keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin. Nuk është kjo në vetvete problem i madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti i thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.

Nisida Tufa: Fotot nga morgun zoti Basha, çfarë shkaktojnë ato foto që qarkulluan në media, personalisht opinion juaj cili është.
Lulzim Basha: Një tronditje të thellë, natyrisht një tronditje shumë të thellë. Mbaj mend që në mars ishte, gjatë periudhës që siç e thashë infektimet ishin 40 herë më të ulëta kryeministri që nxirrte foto të kamionëve të mbushur me arkmorte në Bergamo, dhe të morgje të vendeve të huaja, besoj ju kujtohet. I kujtohet çdo shqiptari. E bënte me një përpjekje për të justifikuar karantinën e rreptë të mars, prill, majit. Po tani? Tani që jemi 40 50 fish më lart me infektimet dhe numri I vdekjeve është jashtë kontrollit. Vetëm tani nuk flitet, tani kryeministri nuk flet. Kur tani në fakt është koha që jo të flas por të veprojë. Është humbur qershori, korriku gushti. U humb shtatori, tetori, nentori kemi hyrë në dhjetor dhe akoma shqiptarët nuk kanë parë asnjë plan nga qeveria, asnjë plan nga kryeministri asnjë masë as për të frenuar perhapjen e virusit as për të ndihmuar mjekër dhe spitalet dhe as për të ndihmuar ekonomikisht ato familje që përballen me faturën e papërballueshme me faturën e ilaçeve Covid. Mos të flasim për aspektin ekonomik, që është një aspect tjetër që shpresoj do kemi mundësine ta diskutojmë.

Nisida Tufa: Po patjetër. Tek plani 5 pikësh që ju keni propozuar qeverisë zoti Basha sepse e cekët edhe ju, mënyra sesi po menaxhohet ne e folëm, do doja të shtroja një pyetje sesi do i përgjigjeshit gjithë atyre që akuzojnë që vërtet Partia Demokratike ka propozuar këtë plan tek mazhoranca, po duket sikur është një luftë për të drejtën e autorit, që thotë m’u vodh ideja, pra për t’u bërë publike propozimet që ka shtruar partia demokratike qeverisë, si do i përgjigjeshit këtyre?
Lulzim Basha: Cinizëm shumë i madh. Ne e kemi bërë këtë pasi nuk ka gjë të më shtrenjtë së jeta dhe shëndeti, ato nuk rikuperohen. Jeta e humbur nuk kthehet më. Gjithçka tjetër e ka një çmim. Jeta nuk e ka çmimin. Dhe pikërisht për këtë arsye ne e kemi braktisur tërësisht çdo lloj kalkulimi politik edhe elektoral edhe në mars ku bëmë propozimin tonë të parë edhe në prill ku bëmë propozimin tonë të dytë, madje të gjithë atyre që nuk u kujtohet , dua tua kujtoj fare qartë që sa herë qeveria shpalli se do të ndërmerrte një nga hapat që ne propozuam unë personalisht e kamë përgëzuar. Në qoftë se ju kujtohet. Edhe në televizionin tuaj. Rezultoi se pasi i shpalli këto, pasi e shpalli se do ti merrte masat që ne kishim propozuar, në shumicën e rasteve ose u morën gjysmake ose u lanë në letër. Kjo është një çështje tjetër. Dhe padyshim këtu detyra jonë si opozitë është të ushtrojmë presion që të bëhet më e mira jo thjeshtë të bëhet më e mira.

Nisida Tufa: Jeni per masa më shtrënguese
Lulzim Basha: Ndërsa për rastin e planit me 5 pika kam perseritur sa here që jam pyetur dhe e kam thënë dhe me iniciativë. I jam lutur Edi Rames kur ishte akoma në kohë që të hiqte dorë nga çdo kompleks dhe që un personalisht do të garantoja që jo vetëm s’do të thoshim që kjo është merita e jonë por do të përgëzonim qeverinë nëse do t’i ndërmerrte këto hapa dhe kjo nuk është thjeshtë në kuadrin e asaj që besoj unë në formimin tim dhe në mentalitetin tim. Që kjo nuk është një kohë për të bërë kalkulime politike por kjo është një kohë për të shpëtuar jetë njerëzish. Janë jetë njerëzish, jetët e prindërve janë njëjtët e familjarëve tanë, Sa njohim, ne të dy që flasim këtu, sa njohim në rrethin tonë familjar që janë afektuar drejtpërdrejte në shëndet, në financa. Sa njohim fatkeq që kanë humbur jetën dhe familjarë të tyre . vjen një moment që llogaritë politike duhet të stopohen dhe për ne ky ishte momenti me 29 Shtator i gjithë diskursi, e gjithë kërkesa jonë si opozitë nuk bëhet në kuadër të diçkaje që do të ndodhë me 25 Prill, por diçkaje që po ndodh sot që në këtë moment që flasim ne e dimë që kur të dalë ajo komunikatë nesër apo ajo që doli para disa orësh sot prap 100 të tjerë raportohen me infektim dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën. Dhe sa shqiptare duhet të vdesin që të zgjohet qeveria nga gjumi dhe të bëjë detyrën e vet. Sa njerëz duhet te infektohen masivisht që ata të bëjne minimumin të bëjnë të paktën atë që po bën Kosova dhe Maqedonia. As për të ndihmuar mjekët dhe spitalet që janë në presion të jashtëzakonshëm dhe as për të ndihmuar ekonomikisht ato familje që përballen me faturën e papërballueshme të ilaçeve COVID. Të mos flasim për aspektin ekonomik që është një aspekt tjetër që shpresoj do të kemi mundësinë ta diskutojmë.

Nisida Tufa: Në planin 5- pikësh të propozuar, si do t’ju përgjigjeshit të gjithë atyre që ju akuzojnë se vërtet Partia Demokratike ka propozuar tek mazhoranca, tek qeveria, por duket se është një luftë për të drejtën e autorit ku thotë se na u vodh ideja? Pra për t’u bërë publike propozimet e Partisë Demokratike qeverisë.
Lulzim Basha: Ky është cinizëm shumë i madh. Ne e kemi bërë këtë sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta dhe shëndeti . Ato nuk rikuperohen. Jeta e humbur nuk kthehet më. Gjithçka tjetër e ka një çmim, jeta nuk e ka çmimin. Dhe pikërisht për këtë arsye ne kemi braktisur tërësisht, çdo lloj kalkulimi politik, elektoral edhe në Mars kur bëmë propozimin tonë të parë, edhe në Prill kur bëmë propozimin tonë të dytë. Madje të gjithë atyre që nuk iu kujtohet duhet t’iu kujtoj fare qartë se sa herë që qeveria shpalli se do të ndërmerrte një nga hapat që ne propozuam, unë personalisht e kam përgëzuar, në qoftë se iu kujtohet edhe në televizionin tuaj. Rezultoi se pasi shpalli se do të ndërmerrte masat që ne kishim propozuar, në shumicën e rasteve ose u ndërmorën gjysmake ose u lanë në letër. Kjo është çështje tjetër. Dhe padiskutim detyra që ka opozita është të ushtrojë presion të bëhet më e mira, jo thjesht të thuhet më e mira. Ndërsa në rastin e planit me 5 pika kam përsëritur sa herë që jam pyetur dhe e kam thënë edhe me iniciativë. I jam lutur Edi Ramës kur ishte akoma në kohë që të hiqte dorë nga çdo kompleks dhe që unë personalisht do të garantoja që jo vetëm nuk do të thonim që kjo është merita jonë, por do të përgëzonim qeverinë për këto hapa. Dhe kjo nuk është thjesht në atë kuadrin e asaj që besoj unë në formimin tim edhe në mentalitetin tim që kjo nuk është një kohë për të bërë kalkulime politike por kjo është një kohë për të bërë maksimumin për të shpëtuar jetë njerëzish. Janë jetët e njerëzve, janë jetët e prindërve, janë jetët e familjarëve tanë. Ne të dy që flasim këtu sa njohim në rrethin tonë familjar që janë afektuar drejtpërdrejt në shëndet në financa. Sa njohim fatkeqësi që kanë humbur jetën dhe familjarët e tyre. Vjen një moment që llogaritë politike duhet të stopohen dhe për ne ky ishte momenti me 29 shtator. Edhe sot i gjithë diskursi, e gjithë kërkesa jonë si opozitë: Nuk bëhet në kuadër të diçkaje që do të ndodhë me 25 prill, por diçka që po ndodh sot. Në këtë moment që po flasim ne e dimë që kur të dalë ajo komunikatë nesër, apo ajo që doli para disa orësh sot, prapë qindra të tjerë zyrtarisht raportohen me infektim, dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën. Edhe sa shqiptarë duhet të vdesin që të zgjohet qeveria nga gjumi dhe të bëjë detyrën e vet? Edhe sa njerëz duhet të infektohen masivisht që ata të bëjnë minimumin? Të bëjnë të paktën atë që bën Kosova dhe Maqedonia.

Nisida Tufa: Jeni për masa më shtrënguese? Çfarë duhet bërë në këtë këndvështrim? Shkollat duhet të mbyllen?
Lulzim Basha: Shumë e rëndësishme kjo pyetje. Edhe në herë dua ta trajtoj këtë nga perspektiva dhe nga ajo që kam dëgjuar nga njerëzit. Nga prindërit e fëmijëve në shkolla, nga siç e thashë familjet e pacientëve, nga mjekët, nga infermierët, nga ekspertët, nga mësuesit. Pyetja e parë që kanë ata është : Kur do të kemi mundësinë që pasi të kemi simptoma të marrim menjëherë referimin, të bëjmë tamponin dhe të marrim përgjigjen brenda një kohe sa më të shkurtër. Kjo është pyetja e parë që kërkon përgjigje. Pyetja e dytë që kërkon përgjigje është: Pasi të marrin tamponin dhe rezultojnë pozitivë, kur do të kemi garancitë që edhe në shtëpi trajtimi ynë do të rimbursohet? Pra që dramës së sëmundjes nuk duhet t’i shtohet edhe drama financiare. Pyetja e tretë që kanë të gjithë mjekët është që kur do të na jepni mjaftueshëm resurse, kolegë shtesë, infermierë, aparatura, oksigjen që të mund të bëjmë detyrën tonë ashtu siç duhet? Kur do të mundësoni që spitalet rajonale të fillojnë të funksionojnë, jo me fjalë por realisht. Që i sëmuri me COVID në Shkodër, në Elbasan, në Vlorë, në Fier, në Durrës, në Korçë të mos niset me urgjencë për 2-3-4 orë drejt Tiranës, por të shkojë në një pavion COVID me të gjitha aparaturat, mjekët dhe infermierët se kjo gjë nuk ka për të ikur nesër. Këto janë pyetjet kryesore që duan përgjigje dhe askush nga qeveria nuk ka asnjë përgjigje për këto pyetje, nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë masë. E vetmja gjë që kemi është një mjegullnajë dhe këtë mjegullnajë është e vështirë, e pamundur do thoja për të marrë vendimet e duhura, për të marrë vendimet e drejta. Për shembull nëse në momentin që flasim në Tiranë që është një nga zonat më të rënda të goditura nga pandemia. Numri I të infektuarve është 400 apo 500 siç raportohet zyrtarisht, atëherë të tjera vendime merren në krahasim me një skenar ku numri real mund të jetë 2 mijë, 3 mijë apo 4 mijë. Nëse e vërteta anon nga kjo e dyta dhe nëse kemi të dhëna të plota për shkak të testimit, kjo është detyra e politikbërësit dhe e vendimmarrësit atëherë shikon cili është burimi I këtij infeksioni. Sigurisht që nëse burimi janë shkollat apo ku di unë aktivitete të veçanta ekonomike, atëherë veprohet për të izoluar me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

Nisida Tufa: Duhen masa më shtrënguese?
Lulzim Basha: Këtë dua të them sepse po të ishte bardh e zi, unë do ta jepja përgjigjen shume thjeshtë. Në periudhën Mars-Prill-Maj u provua se fasoneritë po ktheheshin në bomba të infektimit, në vatra të infektimit dhe ne i kërkuam mbylli me qëllim që të shmangësh infektimet. Nuk i mbylli sepse nuk donte të paguante faturën financiare që vinte me mbylljen e fasonerive. Dhe kemi disa raste siç është rasti i Krujës ku këto shkaktuan infektime masive. Edhe sot 6-muaj pas kësaj ngjarje Edi Rama dhe qeveria nuk kanë vënë mend. Nuk kryejnë testime, nuk kanë të dhënë. Kur i ke këto të dhëna mund të vendosësh dhe padiskutim vendet e tjera europiane tregojnë se çfarë ndodh. Ja shikojeni Francën dhe shikojeni Austrinë. Ata bëjnë mbyllje të pjesshme apo dhe të plota. Këtu gjithçka është në mëshirë të fatit. Gjithçka është në, si me thënë janë vendime që tregojnë që këtu s’ka asnjë plan, asnjë masë dhe asnjë ide sesi do të merren këto masa. Kjo është shumë shqetësuese sepse kjo tregon që kontrolli i situatës është tërësisht jashtë çdo parametri. Kjo tregon që qeveria nuk ka asnjë kontroll. Ju kujtoj që para një jave, një ditë doli kryeministri tha nuk janë vatra infektimi shkollat dhe pa kaluar 24 orë doli Ministrja e Arsimit apo më falni Ministrja e Shëndetësisë dhe urdhëroi mbylljen e pjesshme të shkollave. Nisida, në vend që të marrësh një përgjigje nga unë, pot ë drejtohem ty dhe çdokujt që na ndjek. Çfarë do të thotë kjo ? Kur 24 orë më parë kryeministri thotë nuk janë shkollat vatra infektimi dhe 24 orë më vonë urdhërohet mbyllja e tyre e pjesshme. Çfarë do të thotë kjo? Për çdo njeri, siç thotë populli, me dy pare mend në kokë. Kjo do të thotë që kryeministri është pa plan, pa ide, nuk ka asnjë plan për të luftuar pandeminë dhe në kuptimin e përgjegjësive të kryeministrit ky është dhe shqetësimi kryesor I imi. Hartimi me urgjencë i një plani kërkon marrjen dhe përpunimin me urgjencë të të dhënave reale dhe e gjithë beteja jonë edhe tek të dhënat e manipuluara te personave që janë ndarë nga jeta, edhe tek rritja e testimeve, është që të merren urgjentisht masat e duhura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here