Standard.al

Bamir Topi mesazh ngushëllimi: Me karakter e cilësi që imponojnë respektin në çdo kohë, u prefsh në paqe miku im…

0

Ish-Presidenti Bamir Topi shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

Topi thekson se ky ishte një lajm i trishtë, pasi humbëm një mik të kahershëm dhe gjithmonë të mirë.

Mengjesi i sotëm erdhi i trishtë, me një hidhërim të ri shkaktuar nga ndarja prej nesh e një miku te kahershëm, gjithmonë i mirë, i sjellshëm dhe me karakter e cilësi që imponojnë respektin në çdo kohë. Vërtet do të na mungosh i dashur dhe i respektuar Kasem për përshëndetjet e ngrohta dhe për misionin tënd publik që e kishe pjese organike të vetëdijes tënde për të qenë i ndërshem, i vërtetë, i guximshëm dhe plot etikë. Ngushellimet me të sinqerta familjes. U prefsh në paqe miku im Kasem Hysenbelliu”, thekson Topi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.