U mbyt duke gjuajtur oktapod në det, gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 32-vjeçarit…

0
136

Gjashtë ditë pasi u denoncua i humbur, policia e Durrësit ka gjetur trupin e pajetë të 32-vjeçarit, i cili kishte dalë për të gjuajtur oktapod, por nuk u kthye më.

Policia thotë se mëngjesin e sotëm në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bërë denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për shtatë ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here