Standard.al

Shehu: Bota fillon vaksinimin Covid, qeveria “Rama” mburret se do të fillojë “Testet e Shpejta”, dhe vetëm për 100 mijë!

0

Nga: Tritan Shehu

Ndersa Sllovakia e vogel realizoi pak jave me pare 2,5 milion te tilla ne nje dite!

Sot Ministria e Shendetesise kur duhej te paraqiste programin e vaksinimit te popullesise sic po ndodh ne Europe etj, me afate kohore, numra, infrastrukture operative, grupe perfituese sociale, profesionale e masive, hedh “fishekzjarre” per te festuar “testet e shpejta” imunologjike e larguar vemendjen nga vaksina.

—Se pari nevojen per testet imunologjike, liberalizimin e plote te tyre, serologjike a te tjere keto ne kuadrin e debistimeve etj, ne e kemi kerkuar prej muajsh e ne vazhdimesi, gje qe kjo qeveri ne vazhden e deshtimeve te saj e bllokoi se bashku me laboratoret.

  1. a) Ndersa sot per ironi po kjo Qeveri deklaron si arritje te madhe disponibilitetin me ne fund te 100 mije testeve te tille, kesaj i thone shume zhurme, por vone e per shume pak!
  2. b) Vendi aktualisht ka nevoje per debistimet (dhe keto jo masive) per mbi 20 mije testime imunologjike, serologjike apo jo ne dite, pra ato 100 mijet jane nje “pike ne det”!
  3. c) Zgjidhja e kesaj eshte e kunderta e asaj qe kjo Qeveri beri per muaj te tere duke bllokuar dhunshem laboratoret e vendit, dhe pa bere asgje vete:

Duhet liberalizimi i te gjitha testeve imunologjike, qe nga kromatografike tek Elisa e deri te ato me material nga hunda a fyti, duke aktivizuar per kete krahas testimit masiv publik edhe te gjitha mundesite e tjera, laboratorike apo jo.

—Nderkaq realizimi i menjehershem gratis i minimalisht 7500 testeve PCR ne dite, si te vetmet qe akoma vleresohen per identifikim individual, ndjekje kontakti, konfirmim diagnoze etj, eshte domosdoshmeri pavaresisht “hareses” qeverisese per ato.

Ne fakt pa nje test te tille pozitiv PCR kjo Qeveri ne baze te vendimeve te saj as nuk te rimburson mjekimin ambulator e as te njeh si i semure Covid, apo dhe as te klasifikon si i tille nqs fatkeqesisht humb jeten!

Dhe pastaj thone qe nuk i “manipulojne” shifrat!!!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.