Standard.al

Qytetarët shqiptarë të dyzuar për vaksinën kundër Covid-19

0

Nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në disa vende si Britania dhe Rusia e afron mundësinë e ardhjes së vaksinës edhe në vende të tjera të Europës. Përpos frikës ndaj coronavirus, një pjesë e qytetarëve të pyetur nga Euronews Albania thonë se nuk do e kryejnë këtë vaksinë.

Mendimet e disa qytetarëve për vaksinën kundër Covid-19: 

“Nuk e di, më është fiksuar që jo nuk e di pse.”

“Nuk e kam menduar akoma, me dy mendje e kam. Po nuk e di, nuk ndjehem e sigurt.”

“Nuk diskutohet nuk do ta bëjmë fare, po kush ka besim se çfarë vaksine është.”

“Kemi frikë, duhet të eksperimentojnë një herë politikanët, po shpëtuan ata ta bëjmë dhe ne.”

Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk e vendosin në diskutim bërjen e vaksinës.

“Sigurisht, ne atë po presim.”

“Po, pse të rrimë me frikë, mirë është që ta bëjmë.”

“Patjetër do ta bëj se duhet bërë, se na kap virusi.”

Deri më tani Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid-19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar rreth 20% të popullsisë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.