Standard.al

Humb jetën nga Covid-19, ish-deputeti socialist…

0

Ka humbur jetën nga COVID-19,  Marko Bello, në moshën 59-vjeçare. Ish-deputeti i PS, ish-Ministri i Integrimit po kurohej në Turqi nga kjo sëmundje prej tre javësh, por nuk ka arritur ta përballojë atë. Bashkëshortja Silvana Bello ka njoftuar për fatkeqësinë në familjen e tyre.

Ndërkohë, një nga miqtë e tyre ka shkruar para pak minutash në profilin e z. Bello në Fb këto radhë të trishta:

“I dashuri jonë Marko! Sa hapa sytë po shoh errësirë !!! Ti qenke larguar përmes mjegullës si një ëngjëll i bardhë! Ti, i urti e karakterforti, buzagazi e i mençuri, intelektuali e njeriu i thjeshtë nuk je më pranë nesh!

Me shumë dhimbje po t’i shkruaj keto fjalë !! Sa dhimbje i ke lënë Silvës, femijeve e të gjithë ne qe te kishim pjese të familjes! U prehsh në paqe e shumë forcë Silvës, fëmijëve e familjes! I paharruar kujtimi yt!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.