Dhimbje dhe trishtim për mikun e shtrenjte!

0
114

Nga Kastriot Islami

Jam shume i tronditur e i trishtuar…..e kam shume te veshtire te gjej fjalet e duhura per te shprehur dhimbjen dhe trishtimin e madh… per mikun e shtrenjte…

E kam ndjekur gjendjen e tij shendetsore qe nga fillim kur pati shenjat e para sepse pinim cdo dite kafen se bashku… Cdo dite vazhdimisht, deri mbreme kur me lajmeruan per gjendjen shume te rende por qe nuk doja ta besoja… Dhe deri sot kur ne mengjes heret me erdhi sms-ja: Marko nuk ja doli dot…

Nuk doja ta besoja sepse kisha pasur gjithnje nje shprese, me shume nje deshire te fshehte se do tja hidhte…se do ta fitonte kete beteje… kisha nje besim te verber se Marko i fuqishem dhe plot shendet do te mund ta kapercente kete veshtiresi…por mesa duket kjo paska qene e pamundur…

Uroj force e kurajo per familjen, gruan e tij Silva, femijte Marsidin dhe Nensin, por edhe per nenen e tij te moshuar qe aq shume donte dhe aq shume kujdesej duke vajtur shpesh ne Berat apo duke e marre me vete ne Tirane…

Ne ishim miq te ngushte me Markon dhe se bashku me dy te tjere pinim se bashku kafen cdo dite…

I mora te tjeret por edhe ata s’e besonin lajmin e hidhur…

Mungesa e tij do te jete e madhe…sepse

Marko ishte qytetar i vertete, i kultivuar dhe me shume dije…

Qytetar me integritet te larte por shume paqsor,

I vendosur ne opinionet e tij por edhe shume tolerant e konstruktiv…

Tipike per Markon do te thoja se ai ishte shume i arsyeshem, i bute, e mendjehapur dhe kerkonte gjithnje ti largohej se keqes…kishte deshiren e madhe te paqtimit te shpejte…

Marko nga formimi ishte Jurist dhe kishte mbrojtur graden Doktor i shkencave ne marredheniet nderkombetare

Marko ishte Diplomat me pervoje e kompetence…

Por edhe Gazetar i talentuar ne median vendase dhe te huaj

Deputet ne tre legjislatura dhe politikan i moderuar…

Minister i Integrimit, i angazhuar per integrimin e Shqiperise ne BE

Se fundmi edhe Anetar themelues i Keshillit te Ambasadoreve te Shqiperise

Zv-minister i mbrojtjes…

Drejtues politik i qarkut te Beratit

Lektor ne universitete ne Shqiperi e Struge te Maqedonise per organizmin e funksionimin e BE…

Qytetar i denje dhe familjar shembullor…

Ju kerkoj ndjese per pamundesine per te thene me shume…Marko meriton shume me teper dhe une kam shume per te thene per Markon e dashur…por sot jam shume i tronditur e i trishtuar dhe ju kerkoj ndjese…qe smundem…

Lajmi eshte ende i pabesueshem per mua, miqte tane dhe familjen time…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here