VIDEO/ Basha në banesën e Flora Gjonit në Lezhë: Rama i la në baltë pensionistët. Ata nuk marrin asnjë ndihmë

0
117

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot disa takime në Lezhë, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Basha ka vizituar edhe një pensioniste të moshuar në Lezhë e cila ishte e revoltuar me qeverisjen aktuale dhe kryeministrin Edi Rama.

Flora Gjoni i tregoi Bashës se pensioni 20 mijë lekë nuk i del dhe se ilaçet ia sigurojnë fëmijët nga Italia. Sa i përket kryeministrit Rama, Gjoni u lut “O Zot, ishalla e heq Zoti për 24 orë’’. Madje ajo kërkoi që populli shqiptar të dalë kundër tij e ta heqë qafe. Lideri i opozitës e siguroi pensionisten se: “Do dalim, e do ta shporrim të jesh e sigurtë. Do ta heqim qafe”.’

Reagimi i plote:

Pensionistët janë lënë krejtësisht në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Në mes të pandemisë, ata nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike, ilaçet nuk po u rimbursohen.

Vizitova sot në Lezhë zonjën Flora Gjoni. Pensioni i saj është krejt qesharak për të përballuar jetesën me të. Qeveria e Ramës ka dhënë ndihmën më të vogël në Ballkan për qytetarët e saj që nga fillimi i pandemisë.

Kosto e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit janë rritur me 3.4%.

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete.

Boll më! Shqiptarët nuk mund të durojnë një mandat të tretë të Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë nuk duan dështime të tjera.

Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për të sjellë shpresë të re për shqiptarët.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=1019115068566983

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here