Shtetrrethim edhe për festa në gjithë Evropën

0
99

Festat e këtij fundvitit do të jenë të vakëta nëpër Evropë. Italia zgjati shtetrrethimin për orarin 22:00- 05:00 deri më 7 Janar, çka do të pengojë festimet e zakonshme në sheshe netët e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Orari zgjatet deri në 7 të mëngjesit më 31 Dhjetor dhe 1 Janar.

Udhëtimet mes rajoneve do të ndalohen, ndërsa italianët që do t’i kalojnë festat jashtë vendit duhet të izolohen në karantinë kur të kthehen. Masa synon ndalimin e udhëtimeve për ski kryesisht në Zvicër e Austri, pasi resorteve italiane u është vënë kyçi deri në fillim të 2021-shit. Baret, restorantet dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura sipas afatit të shtetrrethimit.

Tampon ose karantinë për këdo që hyn nga jashtë në Austri duke nisur nga kjo javë. Masat e karantinës kombëtare do të lehtësohen dhe nga e Hëna rihapen shkollat. Karantina e pjesshme në Gjermani shtyhet deri më 10 Janar. Kryeministri grek pritet të shpallë deri të Premten vendimin për zgjatjen ose jo të karantinës kombëtare, por nuk pritet të ketë rihapje të bareve e restoranteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here