Refuzimi i ndihmës për familjet në nevojë, Shehaj i kthehet Spiropalit: Arroganca juaj ka kaluar çdo masë

0
167

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Brisida Shehaj denoncon situatën e rëndë ekonomike që ka përfshirë të gjithë vendin.

Postimi i plote:

“Varfëria ka pllakosur vendin. Biznesi i është drejtuar fajdeve. Covidi po fut ne borxhe familjet.

Shteti nuk duket askund, por nuk mjaftohet me mungesën.

Arroganca e tyre ka kaluar çdo masë.

Urgjencës për të ndihmuar shtresat në nevojë (që çdo ditë shtojnë radhët) i përgjigjet “NUK U BË DETI KOS”.

Thuhet kjo nga një grua, nga një nënë, e një partie të majtë (në teori), nga një e zgjedhur e popullit.

Hapni sytë njerëz se këta kanë zhveshur çdo cipë e normë, nuk jetojnë më me hallet tuaja, me realitetin ulëritës.

Pritini se do vijnë t’ju puthin duart per t’ju marrë votën e pastaj do t’ju marrin dhe ate pak shpirt qe ju ka mbetur”,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here