Reforma zgjedhore duhet të garantojë paqe politike! Alibeaj: “Venecia” e kuptoi ku ishte problemi…

0
128

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, në studion e ABC foli për qëndrimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese.

Alibeaj u shpreh se kryeministri Edi Rama, u përpoq në mënyra të ndryshme të ndërhynte në mënyrë të njëanshme, në ligjin zgjedhor.

“Në aspektin politik besoj që nuk është favorizues për qytetarët shqiptarë. Kryefjala ka qenë çështja e Reformës Zgjedhore dhe u pa qartë që Rama i vendosi bateritë e veta tek mënyra se mund të bënte një truk, pra ka goditur alfën e qetësisë ende pa filluar procesi.

Politikisht lexohet si një tradhti ndaj shqiptare, pasi reforma zgjedhore duhet të garantojë paqe politike, një klimë besimi.

Venecia ka thënë që nuk mund të bëhen ndryshime në këtë kohë të shkurtër sepse këto që u bënë janë jashtë afateve normale sepse është ende e fortë ideja që Rama i cili i mori në mënyrë të njëanshme, mund të bëjë edhe ndryshime të tjera në ligjin zgjedhor. Është konstatuar që këto ndryshime kanë probleme dhe Venecia është shprehur se të gjitha këto problematike duhet të zgjidhen me një dialog transparent”, shpjegoi Alibeaj.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi , ai theksoi se Venecia e ka kuptuar arsyen që e shtyu kryeministrin të ndërmerrte ndryshimet në Kushtetuese, këtu qëndron edhe zemra e problemit.

“Prej katër vitesh po qeverisemi nga një njeri që nuk ka marrë shumicën e votave. Sot duke parë trajektoren e qeverisjes, në një situatë ku ndodhemi sot, për shkak të pandemisë dhe krizës së ekonomisë, besoj që kuota elektorale të saj qeveria janë në rënie. Sinjalet më të forta t’i jep vetë qeveria”, u shpreh Alibeaj.

Gjithashtu ai u shpreh se në këtë situatë të krijuar, sipas tij do të duhet që të ketë një dialog konstruktiv dhe transparent mes opozitës dhe mazhorancës.

Dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës?

Alibeaj: Për të bërë dialog duhet të konsiderohen dy palë. Koalicioni i opozitës së bashkuar është një koalicion i shoqërisë shqiptare ndaj regjimit të instaluar.

Do të duhet që të ketë një dialog konstruktiv dhe transparent. Ne do të mbajmë të njëjtën qasje, ne jemi për dialog dhe për të sqaruar edhe problemet që ka konstatuar “Venecia”.

Si e keni menduar t’i fusni në shinat e së drejtës dhe të funksionojnë siç duhet?

Alibeaj: Kemi qartësuar se ajo që na përket është tek institucionet që duhet të administrojnë procesin zgjedhor. Fryma jonë mbartet tek përfaqësuesit tanë.

Ne kemi kërkuar votimin biometrik, përfaqësuesit tanë shtyjnë të gjitha defektet që ka ligji i Ramës për zgjedhjet.

Fryma jonë është t’i bëjmë shqiptarët të votojnë të lirë, vota të numërohet në mënyrë transparentë”, u shpreh më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here