Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim, Basha: Me paratë e harxhuara për të fshehur dështimin do kishte ndihmuar shqiptarët

0
125

Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi për projektligjin e “memeve”, të cilën e cilësoi si diçka të kotë. Basha deklaron se në vend të merret me situatën e rënduar të pandemisë në vend, Rama gjen kohë të merret me ligjin për memet.

Sipas Kryedemokratit Rama dështoi në menaxhimin e situatës së pandemisë, dhe tani po përpiqet të mbuloj atë.

Reagimi i Bashës:

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here