Standard.al

Neymar: Dua të luaj përsëri me Messin

0

Neymar ishte protagonisti i PSG në fitoren 3-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford” duke realziuar një dygolësh.

Sulmuesi braziliani shfaqi më të mirën e tij duke dhënë një kontribut të madh për kampionët e Francës, që ishin prag të eliminimit.

Megjithatë ajo që tërhoqi më tepër vëmdnejn ishte deklarata e tij për Leo Messin. Mesazhi është aq i qartë sa duket gati i turpshëm dhe, në ekuilibër, vitin e ardhshëm mund të ketë një rikthim të bujshëm në Barcelonë.

Fjalët janë ato të Neymar i cili, zbulon se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Spanja: “Ajo që dua më shumë është të luaj me Messin. Unë dua të luaj me të, gjithashtu ia lë rolin tim nëse ai dëshiron, ky nuk është problem për mua! Vitin tjetër duhet të luajmë përsëri së bashku, me siguri“.

Sulmuesi braziliani analizoi edhe fitoren në “Old Trafford”, ndërsa thekskoi se qëllimi i tij është të ngrejnë trofeun e Champions League.

“Kjo është arsyeja pse unë thashë që ne duhet të ndryshonim qëndrim ose përndryshe mund të harronim ëndrrën tonë për të fituar Champions League. Por ne kemi ndryshuar. Dhe sot ëndrra jonë ka më shumë jetë në të. Sigurisht, unë kurrë nuk jam eliminuar në Champions në (fazën e grupeve) ose kam luajtur në Europa League.

Këtë nuk e kam menduyar kurrë. Kur vijnë këto momente të vështira, unë jam në gjendje të evoluoj dhe të marr përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ardhur këtu për të luajtur në Europa League, por për të fituar Champions-in“, tha Neymar, i cili u bashkua me PSG në një marrëveshje rekord botëror prej 222 milion eurosh në 2017 pasi fitoi Champions League-n me Barcelonën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.