Standard.al

Ndjekje si nëpër filma dhe plumba policisë, kapet shqiptari në …

0

Policia e Casertas ka arrestuar të riun me inicialet H. G., qytetar shqiptar i vitlindjes 1999, banues në Casaluce, i akuzuar për rezistencë karshi autoriteteve, mbajtje arme dhe tentativë vrasjeje.

Arrestimi erdhi pas denoncimit të bërë nga një tjetër shqiptar, i cili u paraqit në komisariat dhe tha se ishte kërcënuar disa herë nga një bashkatdhetar brenda një picerie.

Ai tha edhe se kishte vënë re një makinë Alfa Romeo 147, brenda së cilës ishin dy shqiptarë që më pas i kishin shkuar në shtëpi dhe kishin pyetur për të.

Agjentët e policisë nisën vëzhgimin e makinës, por dy shqiptarët u larguan me shpejtësi sapo vunë re patrullën, duke sjellë ndjekjen nga policia.

Makina në arrati u arriti në Teverola, ndërkaq nga brenda saj pati disa të shtëna pistolete në drejtim të patrullës, e cila u përgjigj me zjarr. Dy shqiptarët dolën nga makina e u larguan në këmbë, por vetëm njëri arriti të humbte gjurmët.

I bllokuari nga policia u identifikuar si H.G., dhe kontrolli i bërë në banesë zbuloi dokumentet e shokut që ishte në arrati, edhe ai shqiptar, i njohur për forcat e rendit, duke sjellë identifikimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.