Manjani: Ligji i ri për Policinë i motivuar politikisht dhe merr atribute të prokurorisë

0
101

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputetët rrëzuan me 83 vota kundër dhe 9 pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Policisë së Shtetit. Mazhoranca e konsideroi kthimin e ligjit nga kreu i shtetit si vendim politik. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se me ligjin e ri policia tejkalon kompetencat e saj, duke marrë atribute të prokurorisë.

”Policia ka krijuar idenë që kryen dhe procedura hetimore por polici kryen veprime hetimore vetëm nën drejtimin e prokurorit. Edhe OFL në vetvete është një tejkalim. Juridikisht Shqipëria është në kaos ligjor”, tha Manjani.

Nga ana tjetër, ai shtoi se përgjimi është ndërhyrje në jetën private sado kriminel të jetë personi në hetim dhe se një akt i tillë bëhet vetëm me lejen e prokurorit.

”Ka dy përgjime; hetim procedural që urdhëron gjykata dhe përgjim parandalues kur një person vendoset në mbikëqyrje elektronike por gjithmonë vihet në dijeni prokurori, pasi ai është garancia. Autorizimi duhet të jetë për çdo individ dhe jo për procesin siç po kërkohet të bëhet. Vendimi duhet rast pas rasti dhe jo në parim”, theksoi Manjani për ”Euronews Albania”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here