Standard.al

Ligji kundër memeve, Tritan Shehu: Rama, si Ramizi me ligjin “Për mbrojtjen e monumenteve”!

0

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar për projektin e qeverisë për ndëshkime ndaj publikimeve në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, Shehu e krahason këtë projekt me ligjin e Ramiz Alisë në fund të regjimit komunist për mbrojtjen e monumenteve të diktatorit.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

Rama, si Ramizi ne fundin e tij me ligjin “Per mbrojtjen e monumenteve”!

Rama mbas ligjit per “shpifjet” kerkon te fuse ne ikje edhe nje nen “anti meme”!

Besoj se shqiptaret nuk e kane haruar ligjin e Ramizit per monumentet, ne fund te sundimit te tij.

Te dy njelloj, si i mbyturi qe kapet pas flokeve….apo dhe si ai qe kerkon shpetimin te “fija e kashtes”!

Ne fakt asgje e tille nuk e shpetoi Ramizin, perkundrazi…u shkulen te gjitha monumentet qe ai ligj mbronte, ne nje dite….e me pas edhe ai vete!

Edhe tashti, askush nuk mund te mbylle “Gojen e Popullit” te vuajtur, zemeruar e vendosur, dhe as doren e gishtat e tij; asnje ligj, asnje nen, qofte dhe ai 55 i dikurshem, qofte dhe ata si te Ramizit dikur te shkruara tashti nga Rama &Co!

Asnje ligj i tille, simptom per panikun e autokarcive ne renie, nuk mund ta shpetoje Ramen jo vetem nga “memet” a akuzat, por as nga 25 Prilli, qe po  tingellon per ate si 22 Marsi i Ramizit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.