Standard.al

Enri Ceno: Mbi rrënojat e gjyqesorit të vjetër, po ngre kokën diktatura e një mafieje të re të sistemit të drejtësisë

Nderkombetaret dhe shoqeria civile kane deshtuar thellesisht dhe perfundimisht

0

Kryetar i departamentit për të drejtat e njeriut në PD Enri Ceno flet në një intervistë për  gazetën “standard” mbi zhvillimet e reformës në drejtësi. Ceno thekson mangësitë e reformës, ndërsa bën të ditur për publikun se cilat do të jenë pasojat afatgjatë i ‘drejtësisë së re’. Mbi përgjegjësit për kolapsin e sistemit të drejtësisë, Ceno nuk ka dyshim se peshën kryesore e mban partia në pushtet, por nga kjo pjhesë faji nuk ndan as institucionet si avokati i Popullit, shoqatat e shoqëirsë civiele si edhe një pjesë të ndërkombëtarëve.

 

Cili është në pak fjalë thelbi dhe realiteti i reformës në drejtësi në Shqipëri?

Reforma ne Drejtesi iu prezantua Shqiperise si akti politik me i rendesishem i shekullit: nje ndryshim thelbesor qe do tu rikthente shqiptareve shpresen per ate qe Shqiperia nuk mundi ta realizoje ne 108 vite te ekzistences shteterore – shpresen per nje shtet ligjor pa Alinj dhe pa kadij, shpresen se drejtesia nuk do ishte me pale as me krimin, as me parane dhe pushtetin. Reforma ne Drejtesi u ngrit mbi premisen se padrejtesia qe na ka shoqeruar gjate gjithe historise sone kombetare do merrte fund pergjithmone, se do te kapeshin peshqit e medhenj, dhe te korruptuarit dhe kriminelet do t’u hapnin rrugen profesionisteve e patrioteve.

 

Shpresa per nje zgjidhje totale ishte, ne pak fjale, ambalazhi ekselent i reformes ne drejtesi – kjo do te ishte reforma finale qe i jepte fund tranzicionit ne vend. Fundi i tranzicionit – fundi i arrognces se gjyqtareve te dhjamosur, i prokuroreve mafioze, i seksereve te tyre. Ne menyre indirekte reforma ne drejtesi do te ishte fundi i lidereve te korruptuar te se shkuares, pra fundi i i partive fasade te grave te Bilaleve dhe i partickave para-elektorale. Reforma ne drejtesi ishte reforma e Tokes se Premtuar – misherimi i një endrre qe pa me sy hapur me shume se nje brez shqiptaresh qe sakrifikoi jeten per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre.

 

Ketu e mbyllim me fjalet e medha, pasi nuk kemi me kohe per brockulla. Ajo qe shqiptaret moren nga Reforma ne Drejtesi ishte thjesht nje tjeter mashtrim i rendomte nga kasta politike. Ne fakt nga ajo kaste politike qe ne nje menyre apo nje tjeter e qeveris kete vend qe nga viti i larget 1945. Ajo kaste qe shkaterroi profesionin e avokatit dhe mbylli ministrine e drejtesise, e cila u ngrit vetem pas pseudorenies se pseudosistemit komunist. Nepemjet propagandes se embelsuar me emra nderkombetaresh, kjo kaste e perjetshme pushtetaresh u hodhi hi syve të shqiptareve dhe shuajti per nje kohe te gjate shpresat per nje drejtesi te drejte, nje drejtesi per te gjithe ku jemi te barabarte para ligjit. Ka ardhur koha qe shqiptaret te kuptojne detajet dhe prapaskenat qe fshihen pas asaj qe e dime te gjithe – se ne kete realitet qe jetojme askush nuk eshte i barabarte. Sepse ky realitet eshte po aq i padrejte aq sa te felliqura jane prapaskenat qe fshihen pas tij.

 

 

Cili do të jetë ndikimi afatgjatë i kësaj reforme?

 

Mbi rrenojat e gjyqesorit te vjeter, po ngre koken diktatura e një mafieje te re te sistemit te drejtesise. Fatkeqesisht efektet e shkaterrimit total te nje institucioni, sado te paperkryer dhe dhe te ndotur nga korrupsioni, do te ndihet per nje kohe shume te gjate dhe efektet do jene sociale, ekonomike e politike. Klika ne pushtet, e ka shume per zemer te shprehet se sa mire eshte qe e vjetra te shembet, pasi nje jete e re lulezon germadhash. Kjo klike ka dhjetera vjet qe ushqehet me germadhat e ketij vendi. Sot ne nuk kemi institucione kushtetuese, kemi germadha kushtetuese. Kemi mbi 3 vjet pa Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, kemi pafundesisht kohe pa nje rojtar te kushtetutes. Ne mungese te institucioneve, ne jemi ne meshire te njerezve qe i shkaterruan ato. Po, po perjetojme pushtetin me agresiv qe nga koha e levizjes studentore, po shikojme se si te drejtat tona me themelore po na mohohen si ne diktaturat me te egra. Po shikojme se si i mbyllet goja mediave, po shohim sesi atyre  u bllokohen asetet, shikojme sesi shemben teatrot, dhunohen artistet, sesi neperkemben studentet e kundershtaret politike, e gjitha kjo sepse kjo reforme e la vendin pa drejtesi.

Qytetaret sot nuk gjejne dyer gjykatash hapur e jo me te gjejne drejtesi ne institucionin e drejtesise. Kjo po krijon kriza sociale, kjo po e ben shtresen e mesme te druhet se se shpejti do perfundoje nder rradhet e te varferve, e kjo po i ben te varfrin ta kuptoje se per te nuk ka asnje shprese. Germadha  kushtetuese qe sot e ka emrin Shqiperi, po krijon kushtet per instalimin e nje diktature moderne ku drejton partia e kulti individid dhe drejtesi sociale eshte vetem, vetem fjala e liderit. Padyshim qe shume shpejt do ndjejme edhe efektet ekonomike te deshtimit te reformes, GJEDNJ ne Strasburg pas vendimit me dt 1 dhjetor 2020 per nje rast ne Islande, ne dhomen e larte te saj mori nje vendim qe krijon precedentin per te gjitha rastet qe do vijojne, rastet e magjistrateve te larguar nga detyra nga KPK-ja dhe KPA-ja jane identike, keto dy institucione jane te mbushur me individe te cilet nuk permbushin kushtet sipas konventes per te qene gjyqtare dhe nuk jane perzgjedhur sipas ligjit. Kete e verteton edhe denimi nga gjykata i Luan Dacit, dhe si ky i fundit jane pjesa me e madhe, e vetmja gjyqtare qe ploteson kriteret eshte Ina Rama, ndaj edhe shqiptareve do u duhet te paguajne nje barre te madhe financiare si demshperblim ndaj te larguarve, edhe me te madhe se vete çeshtja Becchetti.

 

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për kolapsin e sistemit të drejtësisë?

 

Pa perjashtim te gjithe. Por ashtu sic me ligjin e me te fortit dikush eshte me i barabarte se te tjeret, edhe ne Shqiperi dikush ka pergjegjesi shume me te madhe se kushdo. Ajo qe rendom i referohemi si “klasa politike” por qe ne fakt eshte nje klike e paskrupullt qe nuk numeron me shume se disa qindra vete, dhe mes tyre “mjeshtrit e vertete” jane vetem disa dhjetera, ka barren kryesore te deshtimit te kesaj reforme. Sigurisht, ne terma politike barren me te madhe e ka partia ne pushtet, por te mos harrojme ketu as disa eksponente te opozites, te cilet ne pavetedijen e tyre per shkak te pa informimit te duhur apo -sic do tregohet ne vijim – e vetedije te plote, mbajne pjesen e tyre te pergjegjesise.

Nuk duhet te harrojme as institucionet e pavarura si Avokati i Popullit e konkretisht Avokatin e Popullit Igli Totozani i cili kishte detyrimin ligjor te kontrollonte kriteret qe plotesonin kandidatet te cilet kishin aplikuar per vakancat ne institucionet e reja te drejtesise. Rasti Luan Daci e shume te tjere si ai tregojne se kjo detyre nuk eshte realizuar. Jam i bindur se kjo ka ndodhur me vetedije te plote pasi mjafton nje kontroll elementar ne Google per te zbuluar te shkuaren e te gjithe ketyre individeve qe do realizonin edhe pastrimin e drejtesise se vjeter. Pergjegjesi te madhe kane edhe te ashtequajturit eksperte te kesaj reforme, ato te cilet sot po mbushin Gjykaten Kushtetuese e Gjykaten e Larte, ata qe po formojne brezin e ri te juristeve e magjistrateve ne fakultetin e drejtesise apo ne shkollen e magjistratures. Madje kemi eshe rastin e perfaqesuesit tone ne GJEDNJ i cili kishte statusin e ekspertit te larte te reformes. Jashte pergjegjesise nuk duhet te lihen as trupa e ambasadoreve qe me perdhune dhe me pergjegjesi zero shtyne perpara nje reforme hibride, ambasadore qe luftuan me teper per CV-të e tyre personale se sa per ti sjelle drejtësi shqiptareve. Ata sot duhet te pergjigjen jo vetem moralisht, por edhe institucionalisht per demin social e ekonomik qe i eshte shkaktuar vendit por edhe per keq shperdorimin e taksave te qytetareve te vendeve te tyre. Pergjegjese direkte jane te gjithe ato shoqata “te shoqnise civile” por qe ne fakt ishin as me shume e as me pak se OJQ-te e shoqnise se pushtetit, qe bertiten me te madhe per kete reforme por qe heshten si mace te lagura kur e pane deshtimin e saj. Edhe vete eksponentet e sistemit te drejtesise mbajne pergjegjesi morale, indivduale e profesionale per ate qe lejuan ti ndodhte sistemit, pasi ata ishin rojtaret e tij. Mos harrojme ketu qe Gjykata Kushtetuese e kishte ne dore te gjykonte drejt per gjithe shqiptaret. Por disa nga anetaret e saj e shiten Shqiperine per interesin e tyre, e me pas ishin vete ata te paret qe drejtesia e re i hengri si te pafe. Pergjegjes jemi edhe ne vete. mbare opinioni publik shqiptar dhe ne si shoqeri, qe rame pre e propagandes, por qe kurre nuk i thame STOP padrejtesise qe na behej dita dites. Pa ndrojtje e me plot bindje e them se te gjithe kemi pergjegjesi per germadhen kushtetuese ku jetojme sot.

 

Cila është përgjegjësia e institucioneve të huaja në rastet kur ata kanë dështuar me asistencën në reformën në drejtësi dhe si mund të mbahen ata përgjegjës?

 

Nderkombetaret, apo ata qe shqiptaret tane dhe shoqeria jone servile dhe aspak civile u referohet plot adhurim si “nderkombetaret”  kane deshtuar thellesisht dhe perfundimisht. Ne heshtje, kjo pranohet edhe nga ata vete. Ndricues eshte rasti i Maqedonise se Veriut ku KE ne bashkepunim me qeverine e Maqedonise moren vendim per mos-implementimin e nje reforme te drejtesise sipas modelit shqiptar pasi kjo do te sillte probleme te medha. E verteta eshte se nga Uashingtoni apo edhe Brukseli nuk erdhen ekspertet me te mire ligjore per te prodhuar nje reforme qe do i rezistonte kohes. Pas fanfarave me nderkombetare u fshehen minjte qe grine sistemin dhe hengren drejtesine. Faji i tyre nuk shihet vetem tek copat e sistemit qe nuk arriten ti gelltisin. Faji shihet te ato dhjetera mijera ceshtje te mbetura pezull ne ato qindra mijera raste drejtesie te vonuar qytetareve. Faji i tyre shihet ne dite te diellit ne drejtesine qe iu mohuan shqiptareve. Ne ideimin dhe zbatimin e reformes se drejtesise u perfshine edhe shoqata nderkombetare qe nuk kishin aspak lidhje me ligjin. Une si jurist me studime e trajnime jashtë vendit mbi vete, e nese do kisha mundesine e perzgjedhjes se eksperteve te huaj patjeter qe do kerkoja ekspertizen e me te mireve te fushes. Ne SHBA, eksziston nje grupim profesionistesh te ligjit qe quhet “The Federalist Society” , nje grupim me mbi 60 mije eksperte ligjore, e per ta perforcuar kete mund te them se 6 nga 9 anetaret e Gjykates Supreme amerikane jane anetare te ketij grupimi. Do jete domosdoshmeri qe ne te ardhmen e afert te nderhyet ne reforme dhe patjeter qe ekspertiza e ketij grupimi do ishte me vlere te jashtezakonshme. Do prodhohej nje produkt pozitiv qe do ti rezistonte kohes, e patjeter qe komuniteti real “nderkombetar” do e pranonte ekspertizen e grupimit me serioz ne planet te eksperteve te ligjit. Per tu rikthyer edhe njehere tek pyetja me siper e per ta permbyllur, te gjithe e pohojne, dikush me ze e dikush pa ze, qe komuniteti i “nderkombetareve” ne Tirane ka deshtuar me reformen ne drejtesi dhe ndonjehere eshte me profesionale dhe krenare ne te njejten kohe duke e pranuar deshtimin ne menyre qe te ndreqet gabimi.

 

Cilat janë mënyrat më efektive për ta nxjerrë drejtësinë nga kolapsi dhe sa kohë dhe para do të kërkojë kjo?

 

Siç e thashë edhe më sipër, që diçka të ndreqet duhet të pranohet që është gabuar dhe jo të këmbëngulet ne gabim pasi dicka e tille thjesht thellon deshtimin. Ky deshtim eshte aq evident saqe nuk e mbulon dot me as e gjithe propaganda mediatike e qeverise, as heshtja e shoqnise servile civile e as fjalimet dhe postimet e ambasadoreve. Ky nuk eshte vetem deshtim i nderkombetareve, por mbi te gjitha deshtim i joni e mbi te gjitha i klases politike dhe vete drejtesise ne vetvete. Faturen e ketij deshtimi qe e financuan nderkombetaret do ta paguajne shqiptaret. Por eshte mire qe edhe nderkombetaret te ndergjegjesohen se e kane financuar kete deshtim me parate e taksapaguesve te tyre. Dhe ketu eshte mire te fillojne te lidhen pergjegjesite.

 

Per te dale nga ky kolaps, domosdoshmerisht do na duhet te presim edhe pak kohe deri sa GJEDNJ te jape vendimin e pare, me pas sigurisht qe te gjitha palet duhet te ulen si te barabarta e kesaj here te vendosin per te miren e shqiperise e jo per interesin e pushtetit te tyre personal. Politika duhet te dale mbi veten (dhe kjo eshte e veshtire) e drejtesia po ashtu. Por nuk ka gje te veshtire qe eshte e pamundur nese duam vertet drejtesi. Ata qe thone qe kjo reforme e shtrember u be dhe nuk mund te zhbehet, do ta shohin se sa shpejt gjyqesori mund te ringrihet ne kembe e te qendroje drejt nese ekziston vullneti per ta rivendosur balancen e dinjitetit ne peshoren e trukuar te drejtesise. Nuk mungon ekspertiza. Nuk mungojne as njerezit, dhe as vullneti. Padyshim se Shqiperia i ka personalitetet teknike dhe politike qe te prodhojne nje reforme reale te drejtesise qe do ti rezistoje kohes. Vetem nese pushojme se beri sikur, vetem kur te ndalojme me lepirjen e asaj qe peshtyne nderkombetaret do te arrijme te mbrojme te drejten, te mbrojme dinjitetin.  Dhe vetem atehere  vertet mund te thonim se nje enderr u realizua e mundi i te pareve tane nuk shkoi dem, as i yni qe vendosen te qendronim ne kete vend e te investonim veten e gjithcka kemi per nje Shqiperi me te mire. Kjo sigurisht do te marre kohe dhe ne kohe, para dhe mend kemi humbur mjaft. Por neve na duhet drejtesi me e mire, nje drejtesi me e vertete. Asgje e re nuk lind nga ata qe ushqehen me germadha.

*Intervista u botua në numrin e sotëm të gazetës “Standard”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.