Standard.al

Balliu: Rama do mandat të tretë, thotë në djall të shkojë Shqipëria, të më rrojë qeveria!

0

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se raporti i Komisionit të Venecias konstaton se ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë në raport me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Për Balliun, BE ka mohuar për herë të 7 hapja e negociatave. Kjo është një përgjegjësi e vetë qeverisë dhe vetë Ramës.

Balliu: Raporti i Komisionit të Venecias konstaton se ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë në raport me interesat e qytetarëve shqiptarë, por janë bërë në një moment tmerri nga Rama nisur nga sondazhet e tij, ku është totalisht i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu ai zgjodhi të sakrifikojë interesin e qytetarëve dhe parimet demokratike për hir të pushtetit të vet dhe për të ngritur një shpresë vetës së tij. Këto ndryshime nuk do të mund të ndalojë rrotacionin që vendi ynë ka nevojë. Vota do të jetë masive kundër kësaj qeveri dhe kundër pandëshkueshmërisë.

Opozita ka denoncuar shumë krijime antikombëtare kundër demokracisë. Këto janë dëgjuar nga Evropa dhe prandaj bëhen këto raporte duke u mohuar për herë të 7 hapja e negociatave. Kjo është një përgjegjësi e vetë qeverisë dhe vetë Ramës. Do të vijë një tjetër raport nga BE-ja dhe jam i bindur që do të jetë një ndër raportet më të këqija lidhur me lirinë e medias. Ky po tentohet për të shkatërruar të drejtën për të protestuar, për të kritikuar, aq sa kanë shkuar deri aty sa po ndalohen edhe memet. Fakti që ne nuk kemi një gjykatë të lartë dhe një gjykatë Kushtetuese që t’i drejtojmë këto probleme.

Balliu shtoi se Rama kërkon një mandat të tretë me çdo kusht dhe se atij nuk i intereson që shqiptarëve nuk u hapen negociatat, as për ekonominë, por ai vazhdon me koncesionet.

Balliu: Rama kërkon një mandat të tretë me çdo kusht. Ai thotë që në djall të shkojë Shqipëria, të më rrojë qeveria. Atij nuk i intereson që shqiptarëve nuk u hapen negociatat, as që po vuajmë ekonomikisht, por ai vazhdon me koncesionet. FMN-ja ka kërkuar që qeveria të bëjë kujdes me shpenzimet. Qeveria është përgjigjur me hapjen e koncesioneve dhe tendera të reja për investime që nuk janë prioritet në këtë kohë pandemie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.