Standard.al

‘Vetëm 400 mln euro për pandeminë dhe tërmetin’/ Sako: Lekët i merr borxh për fushatë elektorale

0

Eksperti i ekonomisë Pano Sako ka reaguar në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria për tërmetin dhe pandeminë i cili shkon në 1.2 miliard euro dhe ka shpenzuar vetëm 400 milion për to.

Sipas Sakos, qeveria tallet me familjet dhe iu jep “ndihmë” 40 mijë lek të reja për tre muaj ose 13 mijë lek në muaj.

Por më e rëndë paraqitet situata për biznesin dhe vendet e punës, ku Rama as nuk kujtohet fare.

Eksperti Sako shpjegos se pse qeveria merr kaq shumë borxh kur mendon të shpenzojë kaq pak dhe sipas tij, lekët i merr borxh për pandeminë, por në fakt do t’i përdorë për tenderat e fushatës elektorale.

Postimi i plotë i Pano Sakos:

Marrim 1.2 miliardë Euro borxh per pandemine dhe per tërmetin por në fakt shpenzojmë vetëm rreth 400 milionë për to.

Tallet qeveria me familjet dhe iu jep “ndihmë” 40 mijë lek të reja për tre muaj. Ose 13 mijë lek në muaj.

Për biznesin dhe vendet e punës as nuk kujtohet fare. Vrisni veten iu thotë.

Për shëndetësinë në kohë pandemie jep vetëm 25 milionë Euro.

Po pse merr kaq shumë borxh kur mendon të shpenzojë kaq pak? – Sepse lekët i merr borxh për pandeminë, por në fakt do t’i përdorë për tenderat e fushatës elektorale.

 

 

LEXO EDHE http://www.standard.al/2020/12/02/fmn-nxori-genjeshtrat-e-rames-me-rindertimin-dhurata-cupi-rama-realizoi-vetem-8-perqind-te-planit-per-rindertimin/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.