Vasili: Rastet e reja u rritën me 40% dhe vdekjet me 60%, atëherë pse vazhdojmë me të njëjtat masa?

0
94

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ne Facebook, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19. dhe deklaratat e sotme të Komitetit të Ekspertëve që deklaroi vijimin e masave kufizuese në kuadër të përpjekjes për parandalimin e përhapjes së tij.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet masat kufizuese të vendosura nga qeveria për këtë cëcshtje rezultojnë krejtësisht të dështuara.

“Deri kur me masa kufizuese totalisht të dështuara të Qeverisë për COVID-in?

Qeveria sot vendosi të vazhdojë masat e marra në 11 nëntor dhe që do të ishin në fuqi për tre javë, për një periudhë pa afat.

Por a dhanë rezultat masat e marra më 11 nëntor?

Shifrat e vetë qeverisë na tregojnë se në 11 nëntor kishte 507 raste të reja infektimesh.

Ndërsa sot 2 dhjetor kishte 705 raste të reja!

Pra rritja është me rreth 40%.

Për sa i takon vdekjeve, rritja ka qenë edhe më keq mbi 60%.

Përse vazhdohet me të njëjtat masa, që nuk japin asnjë rezultat, por përkundrazi rritja e rasteve me COVID është shumë e qartë.

Si mund t’i besojnë dhe mbështesin qytetarët këto masa?

Boll me masa pa kuptim.

Boll me FAKE zgjidhje të pambështetura në evidencë, që nuk prodhojnë rezultate.

Meqë kanë merak të thonë, “që kështu ndodh në vende të tjera”, ja ku e kanë Francën dhe Italinë që brenda pak javësh i ulën në mënyrë drastike infektimet e reja”, shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here