Standard.al

Teliti: ‘Venecia’ i tha JO veprimtarisë së Edi Ramës

0

Dorian Teliti, shef kabineti në Partinë Demokratike, ishte i ftuari i edicionit të mbrëmjes në SYRI TV.

Ai komentoi raportin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

“Komisioni i Venecias i ka thënë sot JO Edi Ramës dhe veprimtarisë së tij antikushtetuese. Për ne ishte e pritshme kjo gjë, pasi e kemi thënë që çdo lëvizje që bën Edi Rama, duke ndryshuar rregullat e lojës kur ka nisur gara elektorale, është tërësisht e papranueshme.

Janë thyer rregullat themelore të funksionimit të një shteti. Ajo që duhet bërë është që raporti duhet lexuar qartë dhe drejtë, madje edhe mes fjalëve. Që do thotë se duhet t’i kthehemi kushtetueshmërisë. Kjo edhe për faktin se ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese,” tha Teliti, duke theksuar se Komisioni i Venecias kërkon dialog, ndërsa rekomandimet i drejtohen mazhorancës.

Më pas, Teliti komentoi edhe raportin e rëndë të FMN.

“Shqipëria sot është në një krizë të rëndë. Kriza e koronavirusit është ulur këmbëkryq në vend.

FMN konstatoi atë që e kemi thënë prej kohësh që qeveria shqiptare ka ndërmarrë paketën më të ulët në rajon, dy herë më të vogël se Kosova. Rama e braktisi shëndetësinë dhe ekonominë, ashtu siç bëri edhe me tërmetin,” tha Teliti.

“FMN thotë se vetëm 8 përqind e punimeve janë kryer. Me këtë ritëm i bie që procesi i rindërtimit të përfundojë pas dy dekadash,” tha Teliti.

LEXO EDHE http://www.standard.al/2020/12/02/vendimi-i-komisionit-te-venecias-spahiu-rama-do-te-marre-mbi-vete-koston-politike-te-nje-akti-te-papreceden

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.