Standard.al

Raporti i Venecias/ Bozdo: Gjithçka e zezë, është minuar besimi për zgjedhje të lira

0

Në një intervistë në RTV Ora, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias, sipas të cilit ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor ishin të nxituara dhe të pakonsultuara mes palëve.

Por për shkak të kohës së shkurtët të mbetur deri  në zgjedhjet e 25 Prillit, rekomandohet të mos bëhen ndryshime të tjera.

Sipas Bozdos, Komisioni i Venecias ka folur më qartë se kurrë më parë në opinionet e tij.

Eno Bozdo: “Më qartë se kaq, Komisionin e Venecias nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të shprehet. Ajo që është thelbësore dhe atje ku vihet dhe theksi i Komisionit të Venecias është fakti se ndryshimet e njëanshme të ndërmarra nga mazhoranca socialiste, kanë minuar besimin mes palëve, janë bërë jashtëzakonisht në mënyrë të nxituar, kanë qenë përjashtuese dhe kanë minuar dhe thelbin demokratik të hartimit të ligjit. Pra, gjithçka është e zezë. Është bërë në mënyrë të njëanshme, është bërë për të shkatërruar besimin, që sipas Komisionit të Venecias, jo vetëm sipas opozitës, është thelbësore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sigurisht për këtë situatë, tanimë e vlerësuar nga Komisioni i Venecias, është Edi Rama dhe mazhoranca e tij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.