Standard.al

OSBE refuzon Ditmir Bushatin si përfaqësues të lirisë së medias/ Vendimi pasi Rama nuk tërhiqet nga ligji i censurës

0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk arriti të përzgjidhej si përfaqësues për lirinë e medias në OSBE, pas propozimit të bërë në këtë post nga kryeministri Rama.

Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.

Kryeministri shqiptar më 19 shtator propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, si kandidat të mundshëm për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.

Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.

Por mesa duket pas këmbënguljes së Ramës për të kaluar ligjin që cënon lirinë e medias, OSBE ka vendosur të përjashtojë kandidaturën e Ramës për përfaqësues të lirisë së medias.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.