“Na jep votën o kokëpalarë”, fshati në Pogradec prej 30 vitesh pa ujë, emigranti: Nuk ka shpresë!

0
118

Uji i pijshëm është shqetësimi kryesor për 130 familje në fshatin Proptisht të rrethit të Pogradecit.

Prej më se 30 vitesh, në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë. Dhe, ndërkohë që jemi në kohë pandemie, jeta bëhet akoma më e vështirë.

Ata bëjnë apel për zgjidhje të situatës, në të kundërt nuk do të marrin pjesë ne votime.

Duke folur për ABC, një emigrant që jeton në Greqi por që kthehet herë pas here në vendin e lindjes thotë se situata është tejet serioze.

Ai shprehet se ka dëshirë të bëjë shumë gjera në fshatin e tij të lindjes, por “këtu s’të jep njeri shpresë.”

“Unë Banoj në ishullin Rodos, kur vij këtu, është problemi i ujit të pijshëm. S’ka ujë. Është kot fare. Ndihmojnë njëri-tjt pesë a gjashtë veta. Të tjerët… Jemi në 2020, s’ka ujë të pijshëm.

Nuk i kanë çuar një çezmat fshatarit te shtëpia që të lajë kokën. Dhe vijnë i marrin votat, i thonë, na jep votën o kokëpalarë. Tallen. Kam qejf të bëj shumë gjëra këtu, s’të jep njeri një shpresë. Çdo gjë ka vdekur, ka baruar.”

Po ashtu, i pakënaqur nga situata aktuale në vendin e tij, ai bën thirrje që më 25 prill të votohet një alternativë tjetër.

“Nëse populli s’i vë gishtin kokës, të votojë një alternativë tjetër, është i mbaruar fare.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here