LIVE| LIGA E KAMPIONËVE/ Zhbllokohen 2 sfidat e para, Nejmar dhe Zhirud gjejnë rrugën e rrjetës (VIDEO)
Kanë startuar në orën 21:00, gjashtë sfidat e parafundit të grupeve në Ligën e Kampionëve. Në fushë do të zbresin disa prej skuadrave të rëndësishme Europiane si Barcelona, Juventusi, PSG, Mançester Junajtid, Çelsi apo edhe Dortmund, të cilat do të kërkojnë triumfin e radhës për të vijuar rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm Europian për klube.
Përballje speciale do të kenë edhe 2 futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni dhe Thomas Strakosha. Talenti beratas, do të sfidojë Barcelonën, ndërkohë që Lacio e gardianit shqiptar luan ndaj Dortmundit në transfertë. Ndryshe nga Uzuni që e nis sfidën si titullar nga Barçës, Strakosha nuk është preferuar nga trajneri Inzagi, që e ka lënë në stol, duke preferuar Reinën para tij.
REZULTATET LIVE:
Ferencvarosh – Barcelona 0-1
Grizman 14′
Juventus – Dinamo Kiev 0-0
Mançester Junajtid – PSG 0-1
Nejmar 6′
Sevija – Çelsi 0-1
Zhirud 8′
Borusia Dortmund – Lacio 0-0