Standard.al

Ligji i Antishpifjes, Abilekaj: Nuk mund të zëvendësohet gjykata me AMA-n, skenari i Ramës i qartë

0

Analisti Enton Abilekaj në një intervistë për Ora News ka reaguar ashpër kundër Ligjit Antishpifje që cënon lirinë e fjalës së medias.

Abilekaj ka thënë se kryeministri Rama nuk mund të zgjedhë se cili lajm duhet të publikohet dhe cili jo, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht zëvendësimin e gjykatës nga Autoriteti Audioviziv i Medias në këtë çështje.

Abilekaj: Ambienti mediatik në Shqipëri ka qenë shumë i unifikuar kundër ligjit antifshpifje që ka pasur kryeministri. Komisioni Venecias gjithashtu ka qenë kundër ku thuhet se nuk mund të miratohet ky draft, sepse nuk mund t’i japësh atributet e gjykatës një institucioni administrativ që varet nga kryeministri. Nuk mund të vendosë kryeministri se një lajm është i mirë apo i keq. Këtë e vendos gjykata. Ai nuk mund ta zëvendësojë gjykatën me AMA-n që e morën vetë.

I kam thënë të ndryshojë politikën e tij, jo vetëm në Komisionin Europian, por edhe në BE me të gjitha institucionet e tij dhe me vendet e BE. Pasi të gjithë i kërkojnë të njëjtën gjë, atëherë duhet të pyesim se kush ka të drejtë? Pse refuzon Edi Rama këtë gjë? Çfarë plani ka?

Përgjigja është e thjeshtë, që ky njeri do të mbyllë gojën e medias, do të mbyllë gojën e opozitës, e gjykatës, prokurorisë, do të kontrollojë edhe parlamentin përfundimisht, të marrë pushtetin dhe të qeverisë këtë vend duke shkallmuar çdo institucion demokratik, për ta kthyer vendin në diktaturë. Ky skenar është i qartë. Nuk mund dikush të vijë dhe të shpallë veten diktator, por diktatura vjen dalë ngadalë duke pushtuar të gjithë ambientin demokratik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.