Standard.al

Kryemadhi pas takimit me Del Monaco: Në 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim Ambasadorin dhe kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco,

Kryemadhi tregon se sëbashku me Del Monacon shkëmbyen mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë.

Sipas Kryemadhit, prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

“Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco,

Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve.

Kjo është një sfidë jo vetëm e prezencës së OSBE këtu, por për të gjithë aktorët politikë dhe sidomos e opozitës shqiptare. Në zgjedhjet e 25 prillit ne presim një nga pjesëmarrjet më të mëdha, për të qenë një referendum për ndryshim cilësor të gjendjes në Shqipëri.

krzemadhi 111

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.