Koronavirusi, Greqia do të zgjasë karantinën përtej 7 dhjetorit

0
125

Zëdhënësi i qeverisë në Greqi Stelios Petsas njoftoi një zgjatje të mundshme të periudhës së izolimit, përtej 7 dhjetorit.

Duke folur për MEGA, Petsas tha se të dhënat tregojnë një stabilizim deri në një rënie të rasteve. Po ashtu, sipas tij, numri i lirimeve nga spitalet është më i lartë se ai shtrimeve, raportojnë mediat greke.

Petsas u shpreh po ashtu se qëllimi është që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit nga fundi i qershorit.

Ai theksoi se vaksinimet do të fillojnë në fund të dhjetorit dhe fillimin e janarit dhe se qeveria do të nisë një fushatë informimi në mënyrë që të bindë qytetarët.

I pyetur nëse shkollat apo shitja me pakicë do të hapen më parë, Petsas tha se qeveria nuk është ende në gjendje të shpallë rendin në të cilin bizneset do të hapen dhe iu referua njoftimeve që do të bëhen deri në fund të javës, në lidhje me hapjen e vendit.

Me këto të dhëna, duket se janë ende duke u shqyrtuar masat e mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here