Emri/ Kush është biznesmeni shqiptarë që u vra në Brazil

0
141

Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin ‘Zurich’ në Sao Paolo.

Zelka prej 20 nëntorit, sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në ‘Jardins’, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki.

Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here