Standard.al

E BUJSHME/ Në “Air Albania” do të luhet një finale europiane

0

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë i Konferencës së Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues, do të luajë finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium.

 

Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, sëbashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet Shqiptare.

Ditën e enjte komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.