Dyshonte se ishte prekur me Covid-19, burri tenton vetëvrasjen, pret damarët në banesën e tij në Tiranë

0
119

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë. Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten, në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus.

Mësohet se shtetasi R. Sh. ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19./balkanweb.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here