Ylli Manjani: Aktet Normative kanë prishur hierarkinë kushtetuese

0
132

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se me aktet normative është prishur hierarkia kushtetuese dhe shtoi se nëse qeveria nxjerr në mënyrë kaq rutinë akte normative bëhet pyetja a kemi siguri juridike në këtë vend.

“Shqipëria është në gjendje pandemie. Gjendja e jashtëzakonshme vjen për shkak të një gjendjeje lufte, kur të ka shpall luftë një shtet në kuptimin ligji. Gjendja e dytë është gjendja e emergjencës për shkak të fatkeqësisë natyre. Ka edhe një gjendje të ndërmjetme kur prishte rendi kushtetues.

Pandemia i përfshin të gjitha. Edhe në ’45 kur Enver Hoxha u mori pronat, me Akt Normativ e bëri, me dy gisht letër. Pronat janë të popullit, ju keni vjedh tha ai. Fakti që nuk kemi gjykatë kushtetuese nuk do të heshtim pavarësisht se kjo është shumë e rëndë”, tha ai. Manjani u shpreh se qeveria ka shkuar deri aty sa me vendim ka mbyllur dhe gjykatat dhe ka kufizuar liritë ndërkohë që shtoi se, “Kushtetuta nuk i kufizon liritë as në luftë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here