Tender për ‘karrige Drejtorësh’, Veliaj shpenzon 8 milionë lekë për mjete luksi në zyra mes pandemisë

0
103

8 milionë lekë do të harxhojë Bashkia e Tiranës për të blerë karrige rrotulluese dhe tavolina drejtorësh. Në  garë kanë marrë pjesë katwr kompani, por tre janë skualifikuar nga konkurrimi.

Vështirësitë në të cilat ndodhet ekonomia nuk e kanë penguar kryebashkiakun Erion Veliaj të zhvillojë tender për shpenzime luksi.

Përmes një procedure të publikuar në APP ndër të tjera kërkohen dhe 150 karrige rrotulluese dhe 20 tavolina drejtuesi.

Madje nuk mungojne as kërkesat për varëse rrobash por dhe për etazhier zyre.

Për këtë prokurim me fond limit 8.3 milionë lekë kanë shfaqur interes katër kompani, tre prej të cilave janë skualifikuar, dy pasi nuk kishin paraqitur ofertë.

Ndërsa subjekti Shaga shpk me ofertën 5.2 milionë lekë është skualifikuar me argumentin se nuk ka paraqitur mostra në ditën dhe orën e hapjes së ofertave.

Kështu, i vetmi në garë, Emko shpk, është shpallur fitues me ofertën mbi 8 milionë lekë.

Skualifikimi i të gjithë pjesëmarrësve përveç fituesit është një fenomen i konstatuar shpesh në procedurat e zhvilluara nga Bashkia e kryeqytetit.

Referuar dokumentave standarte të tenderit, kërkohen gjithashtu kasaforta, rafte metalike për dosje, varëse rrobash etj.

Në raportin më të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë frenimin e shpenzimeve jo prioritare, pasi në të kundërt rrezikon të mbetet pa para dhe këto fonde duhet të jenë të lira për përballimin e emergjencës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here