Skandali në Portin e Durrësit, Shaqiri: Cili është qëllimi i shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve me rreth 1 milion euro?!

0
444

Nga Bahri Shaqiri

SKANDALI i radhës në Portin e Durrësit ⚓
Aferë korruptive?
Autoriteti Portual Durrës ⚓ po tenderon një projekt të një godine e cila tashmë është ekzistuese dhe funksionale.
Në dokumentacionin e tenderit kërkohet një projekt si në foton e ilustruar më poshtë i cili është tashmë zbatuar e ndërtuar si dhe shumë funksional për qëllimin e kërkuar.
Ky projekt është zbatuar dhe ndërtuar me fondet e një operatori privat me vlerë rreth 600 mijë Euro me të gjitha standardet e kërkuara sot nga APD-ja perfshirë sistemin elektrik, ujit, kanalizimet, shërbimin e internetit, me fjalë të tjera çdo kërkesë që sot APD kërkon në projektin e ri.
APD kërkon të ndërtojë një objekt të ngjashëm me objektin në fjalë, madje me të njëjtën planimetri, dhe aq më tepër në një shesh në të cilin vitet e fundit është investuar për parkim automjetesh.
Ky tender po zhvillohet me negocim e pa njoftim.
Lind pyetja❓Cili është qëllimi i shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve i rreth 1 milion euro duke ndërtuar një godinë e cila është ekzistuese dhe duke prishur një investim të bërë kohët e fundit duke i ndryshuar destinacionin❓
Me paratë e shtetit ndërtohet godina e më pas jepet me koncension. Ky është abuzim.
Absurdi gjithashtu qëndron në faktin se shumë shpejt Porti i Durrësit planifikohet nga qeveria në ikje të kthehet në port turistik, që do të thotë se do të kryhet transferimi i proceseve të mallrave e mineraleve për në Porto Romano.
Referuar këtij plani lind çudia e rradhës: Si mund të tenderohet së pari për një projekt të tillë dhe së dyti për zbatimin e tij për godinë me zyra module në shërbim të agjencive doganore nderkohë që me transferimin e mallrave për në Porto Romano pritet të transferohet edhe puna e agjencive e mbi të gjitha godina në shërbim të tyre❓
Duket qartë që kjo është një aferë korruptive?
2️⃣5️⃣ prill Porti i Durrësit ⚓ Durrësi?e mbarë Shqipëria ??do i kthehen banorëve dhe sektit korruptiv të “Rilindjes” do i vijë fundi.
Bahri Shaqiri
LSI Durrës
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here