Rriten me 64% vdekjet nga Covid-19, Vasili: E vërteta duhet zbardhur pa asnjë hezitim…qeveria fsheh faktet

0
92

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri, që nga data 20-29 nëntor janë rritur me 64%. Sipas tij, kjo ka ardhur nga denoncimi i opozitës dhe i kreut të PD-së, Lulzim Basha për fshehje të të dhënave nga qeveria. ”Që mbas kësaj dite rritja është plot 64% dhe kjo kërkon analizë dhe hetim të thelluar deri në një. Deklaratat politike të Kryeministrit dhe të disa mjekëve të akaparuar vetëm rëndojnë akoma më keq situatën. E vërteta duhet zbardhur pa asnjë hezitim pasi janë jetë të humbura shqiptarësh”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë:

Rriten 64% vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri, pas denoncimit nga opozita dhe Basha? Prej datës 10 nëntor deri në 19 nëntor, kishte 86 raste humbje jete nga COVID në Shqipëri. Ndërsa prej datës 20 nëntor deri 29 nëntor pati 141 raste humbje vdekje. Rritja e numrit te vdekjeve është kritike me 64%, është një rritje shumë e madhe dhe e menjëhershme. Çfarë ndodhi?

A mos pësoi mutacion virusi? Jo kjo nuk ka ndodhur. A e goditi ndonjë uragan vendin? Jo jo as kjo nuk ka ndodhur. Shumë e thjeshtë për të kuptuar. Në datë 20 nëntor u DENONCUA fort dhe qartë publikisht nga opozita dhe Basha që vdekjet po fshiheshin.

Që mbas kësaj dite rritja është plot 64% dhe kjo kërkon analizë dhe hetim të thelluar deri në një. Deklaratat politike të Kryeministrit dhe të disa mjekëve të akaparuar vetëm rëndojnë akoma më keq situatën. E vërteta duhet zbardhur pa asnjë hezitim pasi janë jetë të humbura shqiptarësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here